Home » Lajme » Kryetari dhe nënkryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, dhe Nasim Haradinaj, janë dërguar në Hagë

Kryetari dhe nënkryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, dhe Nasim Haradinaj, janë dërguar në Hagë

Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi, thotë kreu i organizatës, Hysni Gucati, dhe nënkryetari i saj, Nasim Haradinaj, janë në Hagë aktualisht.

Sic tregon avokati Gashi, dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëe të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të dalin së shpejti para gjyqtarit të procedurës, derisa dyshohen për pengim të drejtësisë.

 “Që të dy janë të dyshuar për pengim të drejtësisë, që të dy janë në Hagë. Së shpejti, do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake i cili do të vendosë për caktimin e paraburgimit apo jo. Megjithatë nuk dihet kur (dalin para gjyqtarit)”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se për herë të fundit me Haradinajn ka kontaktuar mbrëmë rreth orës 18:00 nga Selia e EULEX-t në Fushë Kosovë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch