Home » Lajme, Rajonale » Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale, thot se do t’i përgjigjet kësaj ftese

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale, thot se do t’i përgjigjet kësaj ftese

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në Facebook Ahmeti ka thënë se do t’i përgjigjet kësaj ftese.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time.

Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.

Gjithëmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar qiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviqit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch