Home » Lajme, Vendore » Kryetari i Bujanocit bashkë me zyrtarë Kosovarë, vizitojnë Sanxhakun

Kryetari i Bujanocit bashkë me zyrtarë Kosovarë, vizitojnë Sanxhakun

Bashkë me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Rexhep Hoti, Deputeten e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi dhe profesorin Nexhmedin Spahiu, po qëndrojmë në një vizitë në Sanxhak.

Zhvilluam një takim tejet konstruktiv me përfaqësuesit e Këshillit Nacional të Boshnjakëve të kryesuar nga Dr Sulejman Uglanin, në të cilin u bisedua për vazhdimin ndërtimit të mardhënieve të ndërsjella në mes Republikës së Kosovës, Sanxhakut dhe Luginës së Preshevës, sidomos në kuadër të Programit Nacional për Rininë.

Ditë më parë, në Bujanoc, bashkë me Koordinatorin Hoti, nënshkruam Memorandum bashkëpunimi për përfshirjen e nxënësve të Luginës së Preshevës në Programin Nacional për Rininë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch