Home » Lajme, PVD, Vendore » Kryetari i degës së PVD-së në Medvegjë reagon ndaj deklaratës së kryetarit Arsiq

Kryetari i degës së PVD-së në Medvegjë reagon ndaj deklaratës së kryetarit Arsiq

Pas deklaratës së Kryetarit të komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, se nuk i ka ndëgjuar shqiptarët të kenë shfaqur dëshirën për bashkim me Kosovën, ka reaguar Kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë, profesor Ismet Kadriu.
Edhe njëher kryetari i Komunes se Medvegjes flet në emër të shqiptarëve! Për kete lloj deklaratash Pvd në Medvegjë ka demantuar dhe njeherit është përgjigjur se popullata shqiptare në Medvegjë është deklaruar shumë më herët. Pra 1dhe 2 mars 1992 në Referendumin e mbajtur në këto tri komuna jemi deklaruar për bashkim me Kosovën. Prandaj, sipas mendimit tonë nuk ka asnjë shqiptar në Komunë të Medvegjes që është kundër bashkimit! Kryetari I Komunes së Medvegjës është më mirë të mirret me ndalimin e adresave fiktive ndaj shqiptarëve se sa me deklarata të tilla dhe të flas në emër të shqiptarëve. Sa i përket përqindjes së shqiptarëve të Komunës së Medvegjës siç deklaron ai se janë 10%, me regjistrimin e popullatës në vitin 2002 kemi qenë dhe jemi 27,25% të popullatës Shqiptare.
Ud i Kryetarit të degës Pvd
Ismet Kadriu

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch