Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar – Faleminderit Ministër Zemaj

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar – Faleminderit Ministër Zemaj

Sot kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa përmes një shkrese zyrtare, ka falënderuar Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z.Armend Zemaj për krijimin e kushteve të specializimit në degë të ndryshme të mjekësisë edhe për kandidatët nga Lugina e Preshevës.

Mes tjerash, në shkresën e dërguar, kryetari Mustafa u shpreh: “Më lejoni që në emër timin, të mjekëve të Luginës si dhe të gjithë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës , të Ju shpreh mirënjohje për marrjen në konsideratë kërkesën dhe operacionalizimin në pranimin e të të gjithë mjekëve nga Presheva, Bujanoci e Medvegia aplikant për specializim në Republikën e Kosovës”. Më tej vazhdon “Ashtu siç edhe e kemi theksuar gjatë takimeve të përbashkëta, përgatitja profesionale dhe specializimi i kuadrove nga Lugina, në të gjitha fushat e nevojshme, është mënyra më e mirë në avancimin dhe realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive. Specializimi i mjekëve në veçanti, është shpresë për kujdes më të avancuar të shëndetit publik në Luginë.”

Vlen të theksohet se me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ministri Zemaj dhe stafi i tij kanë vizituar Bujanocin dhe Preshevën gjatë muajit Gusht, ku mes tjerash u bisedua edhe rreth pranimit të specializantëve nga Lugina e Preshevës në Kosovë.

Shërbimi për informim i KKSH

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch