Home » Lajme, Vendore » Kryetari i KK të Preshevës uron Ditën e Shenjtë të Kombit Shqipëtar – 28 Nëntorin

Kryetari i KK të Preshevës uron Ditën e Shenjtë të Kombit Shqipëtar – 28 Nëntorin

Postimi i z. Salihu:

“Ne emrin tim personal, subjektit politik që unë përfaqësoj – Lëvizja për Reforma, dhe në emër të Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës dua që çdo shqiptari t’i përcjell urimet më të përzemërta për Ditën e Shenjtë të Kombit Shqipëtar – 28 Nëntorin.

Baballarët e Kombit tonë kanë kaluar sfida të mëdha që të na lënë në trashëgimi këto troje, komb e gjuhë. Shqiptarët anembanë tashmë po kalojnë gjithashtu sfida të vështira në këtë periudhë.

Uroj që Nëntori i ardhshëm të gjejë çdo shqiptar të bashkuar dhe pjesë të familjes Europiane.

Sami Salihu,Kryetar i Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress