Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare
Me seli në Preshevë e njëherit
Kryetari i Komunës Preshevë
Me rastin e lirimit të ish kryeministrit të Kosovës e njëherit Liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga gjyqi i Hagës, përshëndetje e veçantë i përcillet gjithë popullit shqiptar kudo që gjendet. Me këtë akt drejtësie të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës konfirmohet lufta e drejtë e UÇK-së dhe faqebardhësia e plotë e zotit Haradinaj. Në këtë kohë, pikërisht ditën e parë të fillimit të shekullit të dytë të pavarësisë së Shqipërisë vazhdohet festa e madhe e kombit shqiptar. Lirimi në pafajësi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tijë Lahi Brahimaj e Idriz Balaj, Republikës së Kosovës dhe gjithë shqiptarëve u sjell një potencial shumë të fuqishëm politikë për të ardhmën e shqiptarëve. Lugina e Preshevës me një siguri të madhe do të jetë e mbështetur si në rrafshin politikë poashtu edhe dimensione tjera shoqëroro ekonomike.
Tani, është koha që qeveria serbe pa u hamendur të kërkojë falje shqiptarëve të Republikës së Kosovës për të gjitha veprimet e forcave të saja militare e paramilitare të kryera gjatë tërë viteve të nëntëdhjeta ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare. Gjithsesi të vazhdojë bisedimet me autoritetet homologe të saja në Kosovë gjer në njohjen e realitetit më të ri të sajë, njohjen e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë arrihet pajtueshmëria e plotë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve e njëherit krijimi i kushteve për hyrjen e gjithë rajonit në Evropën e Bashkur atje ku e kemi vendin e merituar të gjithë.
29 nëntor 2012 Kryetari i PDSH-së dhe i Komunës, Preshevë
Në Preshevë Inxh. i dipl. el. Ragmi Mustafa