Home » Lajme, Vendore » Kryetari i Komunës së Bujanocit dënon rastin vandal të dëmtimit të varrezave të shqiptarëve në fshatin Osllarë

Kryetari i Komunës së Bujanocit dënon rastin vandal të dëmtimit të varrezave të shqiptarëve në fshatin Osllarë

REAGIM

 

Në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit, shprehi keqardhjeje dhe njiherit e dënoj  rastin  vandal të dëmtimit të varrezave të shqiptarëve në fshatin Osllarë të komunës së Buajnocit. Edhe sot, në kohën kur në komunën e Buajnocit ka përparime dhe zhvillime të gjithëmbarshme pozitive, këto akte, të kryera nga kushdo qoftë, e kanë dhe do ta marrin gjithmonë dënimin tonë si institucione por edhe të qytetareve në përgjithësi. Bujanocit, asnjëherë, por as edhe tash nuk i duhen këso veprimesh të përcjella me akte dhune, frike dhe shqetësuese për qytetarët dhe institucionet e tij. Prandaj, përsërisim thirrjen tonë institucioneve me relevancë, të sigurisë dhe drejtësisë, që sa më parë të bëjë identifikimin e kryesve të këtyre akteve të dhunshme e të ulëta dhe po ashtu, që kryesit e këtyre veprave të marrin dënimin e meritu. “Në emër të institucioneve komunale dhe qytetarëve të komunës së Bujanocit, shprehi indinjatën lidhur me rastin e  dëmtimit të varrezave në fshatin Osllarë dhe vlerësoj se ky akt nuk i kontribuon stabilitetit në komunën tonë. Familjeve qe u jane demtuar varrezat e të afërmive të tyre u shprehi keqardhje dhe kërkojë nga të gjith që mos të bien pre e provokimeve të ndryshme të cilat kanë vetëm një qëllim, destabilizimin e vendit.

 

 

 

Bujanoc: 04 shkurt 2013

 Kryetari i Komunës së Bujanocit

Dr.Nagip Arifi 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch