Home » Lajme, Vendore » Kryetari i komunës së Bujanocit, vizitoi bizneset në Komunën e Bujanocit

Kryetari i komunës së Bujanocit, vizitoi bizneset në Komunën e Bujanocit

Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij vizitoi dy prej ndërmarrjeve të suksesshme që operojnë në komunën tonë “Jolly Natural Casing” dhe “TermopanGlas” që kanë përfituar mjete nga konkursi i Trupit Koordinues, e të cilët produktet e tyre i plasojnë edhe në tregun e Bashkimit Europian.
Këto dy ndërmarrje punësojnë një numër të madh të punëtorëve nga komuna jonë, dhe pushteti lokal shpreh gatishmërinë t’i ndihmojē sektorit privat, e sidomos atyre ndërmarrjeve të cilat punësojnë kuadro nga komuna e Bujanocit.

Ditëve në vijim do të vizitohen edhe ndërmarrje tjera vendore.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch