Home » Lajme, Vendore » Kryetari i Komunës së Kamenicës z.Qëndron Kastrati vizitoi sot Bujanocin dhe Preshevën

Kryetari i Komunës së Kamenicës z.Qëndron Kastrati vizitoi sot Bujanocin dhe Preshevën

Postimi i z.Kastrati në profilin e tij në facebook:

Me kolegë nga kabineti, sot jemi në Luginë. Vizitën e nisëm në Komunën e Bujanocit për të vazhduar më pas në Preshevë. Kryetarin e Bujanocit Nagip Arifin e urova për pozitën  dhe diskutuam për problematika konkrete që prekin qytetarët e dy vendeve, meqënse jemi komuna kufitare. Edhe njëherë, kryetarit Arifi i shpreha gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar në sfera të ndryshme.

Pos pritjes nga pushteti lokal, ishte kënaqësi që takimin ta vazhdojmë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafën dhe deputetët shqiptar që tashmë do i përfaqësojnë qytetarët e Luginës së Preshevës në Parlamentin  e Serbisë.

U urova shumë suksese në rrugëtimin e tyre dhe i përgëzova për listën unike e rezultatin në zgjedhjet e përgjithshme.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch