Home » Lajme, Vendore » Kryetari i Komunës së Preshevës ngushëllon familjarët e viktimave dhe institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë

Kryetari i Komunës së Preshevës ngushëllon familjarët e viktimave dhe institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë

Letër Ngushëllimi me rastin e tragjedisë në Himarë

Drejtuar:

Familjarëve të viktimave
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha
Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Bamir Topi

Me dhembje të madhe  qytetaret e Komunës së Preshevës  morëm lajmin e hidhur për viktimat e Himarës.

Në pamundësi të jemi pranë jush në këto çaste të dhimbjes së madhe, na lejoni që të u përcjellim këtë telegram ngushëllimi, në radhë të parë familjarëve, të afërmve të viktimave dhe Juve: Forcë, qëndresë, dhe mosnënshtrim para dhembjes – Kjo besojmë se do ishte porosia e viktimave që humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm.

Sot, ne solidarizohemi me dhimbjen e familjarëve, e me të edhe me dhimbjen e të gjithë shqiptarëve.

Në emrin tim personal, dhe të Kryetarit të Komunes së  Preshevës, më lejoni që të shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Preshev 22 Maj 2012

Me respekt,

Ragmi Mustafa

Kryetar i Komunë së Preshevës

 

One Response

  1. Wedd thotë:

    Dhimbje mbas dhimbjes ..tragjedi mbas Tragjedi .Mjere ate njerz ..mjere ne Populli ..qe po vujnae cdo dite nga keto mrekkulli ..te pashmangshme ..te jetes

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch