Home » Lajme » Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa bashkë me delegacionin e tij ka qëndruar sot në B.L Bukuroc

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa bashkë me delegacionin e tij ka qëndruar sot në B.L Bukuroc

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa bashkë me delegacionin e tij ka qëndruar sot në B.L Bukuroc për të uruar fillimin e punëve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Bukuroc dhe Zhunicë.

Gjerësia e rrugës e cila po asfaltohet është 500 metër dhe punëkryes e këtij projekti është ndërmarrja Saba Belça Preshevë. Sipas kryetarit Mustafa mjetet janë siguruar nga buxheti i komunës me vlerë 4 milion dinarë. Ndërkaq kryetari i BL. Bukuroc thotë se rekonstruimi i kësaj rruge ka prioritet për shkak se lidh shumë fshatra. Sipas kryetarit Mustafa në të ardhmen kjo rrugë do të jetë e përfunduar deri në fshatin Zhunicë ku të gjitha fshatrat do të shtrohen me asfalt në atë qarkore.

—————————

Bashkë me delegacionin e tij kryetari Mustafa vazhdoi vizitën e tij ne B.L Norcë ku po bëhet vazhdimi i projektit të asfaltimit të rrugës që lidh B.L Miratocë me qytetin e Preshevës.Zoti Mustafa rreth vizitës së tij deklaroi se kjo rrugë do të kontribuojë dukshëm në frekuentimin e lirë të mjeteve motorike të qytetarëve të B.L Norcë. Edhe përfaqësuesi i B.L Norcë Ismet Kadriu tha se kjo rrugë e cila po asfaltohet për banorët e këtij fshati ka një rëndësi të madhe. I pranishëm ishte edhe z.Naser Sadiku përfaqësues i B.L Norcë i cili tha se kjo rrugë paraqet një arterie kryesore që lidh fshatin Norcë me fshatin Miratocë dhe qytetin e Preshevës dhe do të lehtësojë qarkullimin e lirë sidomos në stinën e dimrit. Ndërkaq kryetari Mustafa vizitën e sotme e vazhdoi në rrugën e kaposhit ku po bëhet asfaltimi i rrugicave të cilat ishin kontraktuar kohë më parë ku dhe tani po vazhdon asfaltimi i tyre. Sipas kryetarit Ragmi Mustafa sot vazhdon rrugica e katërt të asfaltohet,dhe uron qytetarët për një qarkullim më të mirë të këtyre rrugëve. Sipas kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, pushteti lokal i Preshevës, për këtë vit ka paraparë ti realizojë mbi 40 projekte, prej tyre për rrethë 80% të projekteve kanë përfunduar prokurimet dhe kontratat janë lidhur, kurse tashmë mbetet që punëkryesit të fillojnë punët në bazë të kontratave të lidhura, me çrastë do të realizohen projektet.

RTV Presheva

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch