Home » Lajme » Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ditë më parë në një tryezë të mbajtur në Medvegjë ka prezantuar kapacitetet e komunës sonë në të gjitha lëmitë

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ditë më parë në një tryezë të mbajtur në Medvegjë ka prezantuar kapacitetet e komunës sonë në të gjitha lëmitë

Kreu Mustafa këtë kronologji e bëri edhe para ambasadorit të Indonëzisë duke e njoftuar në mënyrë të detajuar më të gjitha mundësitë që ofron vendi ynë.
Në një ceremoni solemne të organizuar në Beograd, dje është shënuar 10 vjetori i instalimit të misionit të OSBE-së në Serbi. Që nga instalimi i saj më 16 maj të vitit 2001, misioni i OSBE-së në Serbi, ka sjellë shumë ndryshime duke filluar që nga ministria e punëve të brendeshme, pastaj në çështjen e informimit, atë të arsimit, që janë edhe çështjet kryesore të OSBE-së. Në këtë tubim, në mesin e shumë të ftuarve ka qenë edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, i cili tha se vërehen mjaftë ndryshime pozitive, sa i përket punës së deritanishme të misionit të OSBE-së.
Ndërkaq, ambasadorët të cilët kanë udhëhequr me misionin e OSBE-së, në këto vite sa është instaluar në Serbi, në fjalët e tyre, kanë përmendur edhe ata të arriturat e kësaj organizate.Misioni i OSBE-së në Serbi, në periudhën e saj 10 vjeçare, deri më tash ka pasur 4 ambasadorë. Nën monitorimin e tyre në këtë periudhë janë nxjerrë shumë ligje që janë të përshtatshme me ligjet e evropës. Përkushtimi i misionit të OSBE-së është që ëdhe më tej të vazhdohet me implementimin e ligjeve dhe rregullave të BE-së, në mënyrë që edhe Serbia të jetë sa më afër saj.

RTV Presheva

It might be surprising to many parents, but girls also http://celltrackingapps.com have a keen interest in sex

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch