Home » Lajme » Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, është takuar dje me homologun e tij kryetarin e Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, është takuar dje me homologun e tij kryetarin e Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa

 Takimi ishte i karakterit të veçantë për qytetarët e Karadakut të Preshevës dhe Gjilanit, pasi është biseduar për asfaltimin e rrugës që lidhë fshatrat Bohiq, Maxhere me fhstrat e karadaket në pjesën e Kosovës. Ky projekt do të kapë vlerën e 800.000 eurove, ndërsa do të punohet në përpilimin e dokumenteve të përbashkëta të të dyja komunave, në mënyrë që të shikohet mundësia e gjetjes së donatorëve në fondet e BE-së që të investohet. Kjo për kryetarët e dy komunave shihet si një mundësi e bashkëpunimit ndërkufitarë dhe në këtë mënyrë donatorët do të ndihmojnë në këtë projektë kombëtarë. Kryetari i Gjilanit gjithashtu tha se qeveria serbe duhet të plotsojë të drejtat e shqiptarëve pasi që ato në krahasim me të drejtat e serbëve në Kosovë as për së afërmi nuk janë të realizueshme. Pasi që në territorin e Gjilanit jetojnë një numër i konsiderueshëm banorë të komunës së Preshevës, gjatë intervistave të tyre që të dy kryetarët e komunave bënë apel që ditën e zgjedhjeve lokale të marrin pjesë sa më masovikisht në zgjedhje, pa marrë parasysh që për cilën parti votojnë. Gjatë takimit është biseduar edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtarë në mes të dy komunave, kurse Ragmi Mustafa kërkoi që gjatë Qemajl Mustafa të ndikojë tek qeveria kosovare që mallratë që hyjnë nga Lugina e Preshevës për në Kosovë, most ë trajtohen mallrat ë Serbisë por produkte vendore, çka kryetari I Gjilanit premtoi se neë gjë e tillë do të ndodhë, dhe për prodhimet që vijnë nga Lugina e Preshevës të mos ekzistojë pagesa doganore.

—————————

Takimit të kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me atë të Gjilanit Qemajl Mustafa, iu është bashkangjitur edhe deputeti i parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së Zenun Pajaziti. Deputeti Pajaziti e ka informuar kryetarin e Preshevës se është vetëm çështje kohësh se kur do të zvoglohen ose tërësishtë të hiqen tarifat e sigurimit për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës. Pajaziti ka kujtuar se tarifat nuk janë dedikuar për shqiptarët pork y është një proces i ndërlikuar politikë që ka dalur nga bisedimet Prishtinë – Beograd. Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa deputetin Pajaziti e ka njoftuar edhe për mos rrespektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Por tarifat e sigurimit jo vetëm që kanë ndikuar tek shqiptarët e Luginës së Preshevës, por edhe tek bizeneset private të Gjilanit. Kryetari i Gjilanit rikujton se edhe këto biznese janë duke pësuar humbje, kurse sipas tij tarifat janë jashtë çdo normales. Shqetsimet e bizneseve të Gjilanit i ka kuptuar edhe parlamenti i Kosovës. Tarifat e sigurimit që kanë filluar të zbatohen nga muaji dhejtor i vitit të kaluar, si duket është vetëm çështje ditësh që ato tërësishtë të hiqen apo të zbriten deri në atë masë sa për të thënë se po realizohet reciprociteti në fushën e sigurimit të automjeteve mes Kosovës dhe Serbis.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch