Home » Lajme » Ragmi Mustafa takohet me zv.ambasadorin e OSBE-së Tomas Mur

Ragmi Mustafa takohet me zv.ambasadorin e OSBE-së Tomas Mur

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, është takuar sot në Bujanoc me zv/ambasadorin e OSBE-së në Serbi Tomas Mur. Gjatë këtij takimi është biseduar për situatën në përgjithësi në komunën e Preshevës por edhe më gjerë, duke i shtuar theks të veçantë situatës ekonomike, politike dhe asaj të sigurisë. Mustafa, nuk e ka lënë anash as rolin e rëndësishëm të OSBE-së në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës, duke potencuar se angazhimi i OSBE-së është tejet i rëndësishëm në rrugën e mëtutjeshme të zgjidhjes së problemeve. Gjithashtu në takim ka qenë prezentë edhe kryeshefi i ri i zyrës së OSBE-së, për komunat e Preshevës dhe Bujanocit. Vlen të theksohet se OSBE, në komunat e Preshevës është prezente thuajse 10 vitet e fundit, e cila gjithmonë ka qenë e interesuar për ecurinë e rrjedhave politike, ekonomike dhe atë të sigurisë në këto komuna, dhe duke ndihmuar në shumë drejtime.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch