Home » Lajme » Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka pritur në kabinetin e tijë mysafirë nga sfera politike dhe kulturore si nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka pritur në kabinetin e tijë mysafirë nga sfera politike dhe kulturore si nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Mysafirët ishin të ftuarit e festivalit mbarëkombëtarë të këngës dhe valles shqipe “Presheva jehon 2011”. Gjatë paradites së sotme ata kanë diskutuar me ekzekutivin preshevarë për problemet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës në sferën kulturore. Kryetari I komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe presidenti I Unionit të shoqërive kulturo- artistike shqiptare, Azgan Haklaj kanë premtuar sot tek kryetari Mustafa për përkrahje dhe ndihmë profesionale për shoqëritë kulturo artistike nga Lugina e Preshevës. Nëse faktori shqiptarë është forcuar në Republikën e Shqipërisë dhe në Kosovë duhet medoemos të ndihmohen dhe përkrahen shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe në Çamëri sepse kultura shqiptare është ADN e kombit shqiptarë, ka deklaruar për Radiotelevizionin Presheva, presidenti I Unionit të shoqërive kulturo- artistike shqiptare, Azgan Haklaj

RTV Presheva

Hayek, a music teacher in north carolina, completely blew the competition away with this funny tune about essaynara.com/ the back-to-school struggles of teachers everywhere, impressively performed live

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch