Home » Lajme, Vendore » Kryetari i Komunës së Presheves Ragmi Mustafa ka pritur sot ministren për Zhvillim Rajonal në Qeverinë e Serbisë Verica Kalanoviq

Kryetari i Komunës së Presheves Ragmi Mustafa ka pritur sot ministren për Zhvillim Rajonal në Qeverinë e Serbisë Verica Kalanoviq

Takimi në fjalë kishte si qëllim vendosjen e urave të bashkëpunimit të mirë për një zhvillim më të mirë ekonomik në komunën e Preshevës. Kryetari Mustafa I ka sqaruar të gjitha problemet dhe është optimist se kjo ministri do të ndikojë këtu si në të gjitha komunat në Serbi, pavarësisht të dhënave të trupit koordinues që jep për zhvillimin e infrastrukturës në territorin e komunës së Preshevës. Ndërsa ministrja Verica Kalanoviq këtë takim e karakterizoi si bisedë miqësore, dinamike dhe konstruktive. Sipas saj atë që e preokupon Preshevën, padyshim se janë probleme që përballen edhe komunat tjera, si papunësia, pagat e ulëta, probleme që lidhen dhe me zhvillimin ekonomik dhe problemi tjetër që shumë njerëz largohen nga këto vendbanime dhe nuk kthehen më. Sipas saj ajo që është e sigurt do të realizohet materniteti, do të ketë përkrahje të fortë për maternitetin dhe futjen e tij në skemën e Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të lindjeve të shumta, materniteti do të parashihet të ndërtohet me kapacitet për 50 vitet e ardhshme. Gjitashtu zonja Kalanoviq ka ftuar zotin Mustafa në Beograd në një takim me ekspert ku do të analizohet se në çfarë drejtimi do të shkojë zona industriale në Preshevë, si të masin shkallën e zhvillimit të industrisë në Preshevë. Me rëndësi është që në Zonën Industriale do ta bëjmë gjithçka sipas planit, pasi Kryetari Mustafa më ka sqaruar se zona industriale e Preshevës është më atraktive për investitorët në Serbi, ku në njërën anë është autostrada dhe në anën tjetër hekurudha,dhe në mes është zona industriale prej 14 hektarësh dhe hajde të bëjmë këtë pjesë atraktive, me të gjitha elementet e saja komplet. Pas këtij takimi u bajt tribune kushtuar forcimit të demokracisë në komunitetin lokal dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch