Home » Lajme, PDSH, Vendore » Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, me rastin e Fitër -Bajramit uron të gjithë besimtarët e besimit islam

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, me rastin e Fitër -Bajramit uron të gjithë besimtarët e besimit islam

 Të nderuar besimtarë, më lejoni që fillimisht me rastin e përfundimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit t`ju uroj që Zoti i Lartësuar t`ua pranojë agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar dhe gjithashtu t`ju shpërblejë me të mirat e Tij.
Fitër -Bajrami është dita e sakrificës dhe e mirësisë. Uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Le të na shërbejë kjo ditë për çlirimin e shpirtit dhe të mendjes nga vështirësitë, pengesat e jetës së përditshme dhe padrejtësitë njerëzore” thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Mustafa.

 

    Ragmi Mustafa

Kryetari i Komunës dhe i PDSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch