Home » Lajme » Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa viziton disa nga ekonomit familjare në Zhunicë

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa viziton disa nga ekonomit familjare në Zhunicë

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa bashkë me anëtarët e këshillit komunal ka vizituar disa nga ndërrmarjet private në fshatin Zhunicë.Ata fillimisht kanë ndaluar në servisin për pajisje elektroenergjetike ” WAT ” nga ku kryetari Musatafa  është njoftuar për punën dhe kapacitetet e kësaj punëtorie.

Mjeshtri Ejup Ramadani ka thënë se ai në të ardhmen mendon zgjerimin e kapaciteteve duke rritur edhe numrin e punëtorëve, pasi për veç punës brenda ndërrmarjes ai me stafin e tij bënë edhe shtrirjen e rrejtit elektoenergjetik.

E gjatë këtij takimi kryetari Mustafa gjithashtu është interesuar për reflektimin e taksave komunale duke marrë opinionin se sa ato janë të volitshme për ekonomit familjare.

Ai gjithashtu është interesuar edhe  për ndihmën që mund ti nevojitet këtyre ndërrmarjeve ,duke premtuar se pushteti lokal do te jetë shtytës kryesor që këto ndërrmje të  ecin më një tempo më të shpejtë drejt zhvillimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të tyre.

Ndërkohë kryetari Mustafa ka vizituar edhe Zdrukthtarinë ” BURIMI ABB” dhe    ” Fatlumi ” , ndërrmarje këto privatë qe prodhimet e tyre i ka një të cilësie të lartë dhe të cilat mbulojnë një treg të gjerë si në Preshevë ashtu edhe në Bujanoc. Kryetari Mustafa udhëheqësve të  këtyre ndërrmarjeve u ka thënë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre ,pasi komuna do ti ndihmojë për mes fondve të saja dhe atyre të organizatave të ndryshme ndërkombëtare në mënyrë që  prodhimi i tyre të rritet por edhe numri i punëtorëve ,për të ndikuar në zbutjen e papunësisë.

Në fund kryeetari Mustafa i ka uruar udhëheqësit e këtyre ndërrmrjeve për punën që kryejnë , duke i inkurajuar se komuna do të zhvillojë një strategji të zgjerimit të tregut të lirë duke lidhë ura bashkëpunimi më konsumatorët e vendeve të ndryshme .

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch