Home » APN, Lajme, Vendore » Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi mesazh urimi për festën e 28 Nëntorit

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi mesazh urimi për festën e 28 Nëntorit

Moment i rëndësishëm për tu ndalur dhe nderuar historinë, sakrificat dhe përpjekjet e kombit për liri, pavarësi e dinjitet.
Ngjarje që na obligon që të gjithë të punojmë për çdo ditë për realizimin e idealeve dhe synimeve tona.

28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Është vlerë që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, bëjmë gjëra të mrekullueshme, gjëra që veç e veç janë absolutisht të pamundura. Ndaj sot le t’i harrojmë ndasitë, të harrojmë mllefet, kundërshtitë dhe debatet me njëri-tjetrin, dhe jo vetëm sot në këtë ditë feste por edhe më tutje, drejtë një të ardhme më të mirë për popullin tonë.

Urime 28 Nëntori – Urime Dita e Flamurit Kombëtar
kRYETARI I KOMUNËS SHQIPRIM ARIFI

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch