Home » Lajme, Vendore » Kryetari i Komunës së Preshevës, takim me përfaqsuesit e Shoqërisë civile

Kryetari i Komunës së Preshevës, takim me përfaqsuesit e Shoqërisë civile

Kryetari i Komunës, Shqiprim Arifi sot u takua me përfaqsuesit e shoqatave joqeveritare që veprojnë në komunën e Preshevës. Me këtë rast z. Arifi për opinion lëshoi këtë njoftim:
„Sot pata kënaqësinë të takoj një pjesë të Organizatave të shoqërisë civile si dhe disa Organizata sportive të Komunës sonë.

Bashkëbiseduam rreth aktiviteteve e projekteve të tyre përmes të cilëve u shërbejnë qytetarëve tanë, sfidat me të cilat ballafaqohen etj.

Gjatë takimit ua shpalosa strategjinë tonë për zhvillimin e tyre, synimet tona për arritjet e qëllimeve të avancimit të shoqërisë sonë në përgjithësi, ku për vitin 2019, në kuadër të përkrahjes së sektorit joqeveritar, përmes Buxhetit të Komunës së Preshevës, kemi ndarë 8 milion dinarë enkas për Organizatat jo-qeveritare.

Duke patur parasysh se është një shumë e konsiderueshme që asnjëherë më parë nuk ka ndodhur në Komunën tonë, në kuadër të konkursit për OJQ-të, pritshmëritë tona do të jenë të larta për projekt-propozime kualitative, që do të kenë në fokus avancimin e qytetarëve tanë, përmes aktiviteve që do të realizohen nga Organizatat tona lokale“ thekson Arifi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch