Home » Lajme, PDSH, Vendore » Kryetari i Komunes së Preshevës z.Ragmi Mustafa uron Ambasadoren Mary Burce Warlick për përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

Kryetari i Komunes së Preshevës z.Ragmi Mustafa uron Ambasadoren Mary Burce Warlick për përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

Drejtuar Ambasadores të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd znj Mary Burce Warlick

TELEGRAM URIMI

E nderuara Ambasadore, Mary Burce Warlick

Dita e Pavarësisë së SHBA-së është ditë feste jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për të gjithë popujt paqedashës në botë, përfshirë këtu edhe populli shqiptar. Në këtë ditë, ne përkujtojmë vlerat e demokracisë, lirisë dhe paqës.

Shprehim mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e patundur që SHBA-të historikisht i kanë dhënë popullit shqiptar në rrugën e vështirë për liri dhe demokraci.

Shpresa ime dhe e partisë që unë e drejtoj është që të mirat e lirisë, paqës dhe demokracisë t’i gëzojnë një ditë të gjithë popujt e botës.

Në emrin tim personal dhe në emër të Kryetarit të Komunes së Presheves  shprehim uratat tona për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

 

Preshevë, 4 Korrik 2012

Kryetari i Komunës dhe i PDSH-së

Ragmi Mustafa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch