Home » Lajme, Politikë » Kryetari i Preshevës, kritikon ashpër Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, për mosmbështetje të shqiptarëve në Luginë

Kryetari i Preshevës, kritikon ashpër Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, për mosmbështetje të shqiptarëve në Luginë

“Është e çuditshme qasja e tyre kundrejt shqiptarëve të Luginës”, ka thënë Arifi, gjatë një interviste në televizionin T7.

Ai është shprehur i zhgënjyer që shqiptarët e Luginës së Preshevës s’kanë marrë mbështetje së paku për “kërkesat që janë të mundshme të financohen nga Shqipëria dhe nga Kosova”.

Arifi ka përmendur nevojën për mbështetje në arsim, në art e në shumë fusha të tjera.

“Jam shumë kritik. Kam qenë shumë kritik edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, në takimet që kemi pasur”, ka thënë Arifi.

“Po të mos ishin ndërkombëtarët në Serbi, ne do të kishim qenë të humbur, seriozisht. Shyqyr që i kemi ndërkombëtarët”, është shprehur ai.

Arifi ka deklaruar se politika e Kosovës i përdor shqiptarët e Luginës “veç për fotografi”.

“E kanë harruar si duket se shqiptarët e ktyre trevave dhanë gjithë çka patën për çlirimin e Kosovës, e ata po knaqen vetëm me çlirimin e tyre nga Serbia, duke e ditur ata se me kë kemi të bëjmë ne sot. Ne bëmë edhe luftë të armatosur njësoj si Kosova kur dihet se kush ishte Kosova në krahasim me kto tri Komuna, por ne e bëmë”. ka thënë Arifi

“Kemi qenë dhe do të jemi vazhdimisht për bashkangjitje me Kosovën, përndryshe qysh po shkon, një ditë nuk dot kemi se për çfarë dot flasim, sepse Lugina po zbrazet, fatkeqësisht” shtoi Arifi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch