I nderuari Myfti Limani,
Të nderuar besimtarë të besimit islam,
Jam i nderuar që në emër të Kryetarit të Komunës së Preshevës dhe në emrin tim personal, të shpreh urimet më të sinqerta për fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, Juve dhe gjithë qytetarëve të besimit islam.
Edhe këtë vit, ashtu si edhe për vitet në vijim, urojmë që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe përplot dashuri.
Në muajin e shenjtë të Ramazanit paraqet simbolin e sakrificës, devotshmërisë, bamirësisë dhe adhurimit ndaj zotit. Uroj që të gjithë të jemi të bashkuar duke u ndihmuar skamnorëve dhe nevojtarëve.
Urojmë që edhe këtë vit, muaji i madhërishëm i Ramazanit të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror.
Në emër të Kryetarit të Komunë Komunës së Preshevës dhe në emrin tim edhe njëherë ju shpreh përgëzimet më të sinqerta.
17 qershor 2015,
Me respekt,
Dr. Sc. Ragm Mustafa
Kryetar i Komunës Preshevë