Home » Intervistë, Lajme, Politikë » Kryetari i Preshevës: Referendumi i vitit 1992 duhet të ketë një tjetër përmbajtje!

Shqiprim Arifi KtvProblemet e qytetarëve të Luginës janë më të rëndësishme se sa autonomia dhe ndryshimi i kufijve, ka thënë kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi në intervistën e realizuar në emisionin e mëngjesit “SOT” në KTV.

“Politikanët në Preshevë për vite me radhë janë thirrur në bazë të referendumit në vitet ’90-të dhe deri më tani është vazhduar të kërkohet perceptim i tillë mirëpo duhet të gjejmë formën më të mirë. Autonomia më e madhe për ne është të ndalojmë migrimin e qytetarëve tonë dhe të jetojnë në këtë vend. Mendoj që qytetarët tanë duhet të kenë një kualitet më të mirë të jetës, kjo është me rëndësi”, ka thënë Arifi.

Duke iu referuar referendumit për autonomi të mbajtur më 1992, ai ka thënë se duhet të ketë një tjetër përmbajtje dhe një tjetër mesazh sepse situata dhe trendi kanë ndryshuar. Deklaratën e plotë, si dhe temat e tjera të trajtuara gjatë intervistës, mund t’i shikoni në videon e mëposhtme, ku kryetari Arifi ka shpalosur edhe planet tjera që ka si i pari i kësaj komune.

/KOHAnet/

 

No comments yet... Be the first to leave a reply!

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

© 2016 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by wordpress