Home » Lajme, PDSH, Vendore » Kryetari i Preshevës z. Mustafa, uron z. Rama për fitoren në zgjedhjet Vendore në Republikën e Shqipërisë

Kryetari i Preshevës z. Mustafa, uron z. Rama për fitoren në zgjedhjet Vendore në Republikën e Shqipërisë

PDSH LogoI nderuar kryeministër: Edi Rama,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare , të ju përgëzoj për ngadhënjimin e partisë  Tuaj në zgjedhjet Vendore në Republiken e Shqipëris.

Kjo fitore shpreh qartë mbështetjen e qytetarëve Shqiptar ndaj vizionit dhe lidershipit tuaj dhe përkrahjen e tyre ndaj hapave të guximshëm që keni ndërmarrë për dy vite me radhë, duke garantuar fuqinë ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit tuaj.

Ju shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që keni treguar ndaj Luginës së Preshevës dhe qytetarëve të saj në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar.

Republika e Shqipëris është shteti Ynë amë. Jam i bindur që bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdoj dhe në të ardhmen, në përmbushjen e qëllimeve tona të përbashkëta.

Shprehë bindjen time më të thellë se me gjithë përkushtimin Tuaj dhe të ekipit bashkëveprues në teren, do të realizoni përcaktimet programore që padyshim do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë dhe ngritjen e standardeve jetësore të votuesëve Tuaj, madje dhe gjithë shqiptarëve në tërësi.

Duke Ju përgëzuar edhe njëherë, Ju dëshiroj fat dhe shumë suksese në punën e mëtutjeshme Tuajën dhe Partis Socialiste.

Në fund, z.Rama, shumë shëndet e suksese Juve.

 

Preshevë, 25 qershor 2015                                                    

Dr.Sc. Ragmi Mustafa

Kryetar i PDSH-së, dhe i

Komunës së Preshevës

PDSH Logo e Mustafa-2

PDSH- urim per zgjedhjet ne shqiperi 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch