Home » Lajme, PDSH, Vendore » Kryetari i Presheves z.Ragmi Mustafa ngushëllon familjen Olldashi dhe institucionet qeveritare e partiake në Tiranë

Kryetari i Presheves z.Ragmi Mustafa ngushëllon familjen Olldashi dhe institucionet qeveritare e partiake në Tiranë

Kryetari i PDSH-së dhe i komunës së Preshevës Ragmi MUSTAFA ngushëllon familjen Olldashi dhe institucionet qeveritare e partiake në Tiranë përmes një telegram ngushëllimi. E nderuara familje Olldashi, I nderuar kryetar i PD-së Lulzim Basha, I nderuar kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, të nderuar miq, dashamir e familjarë të Sokol Olldashi-t, dhe ju qytetarë të Shqipërisë: Lajmin e tronditur për humbjen e parakohshme të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi, qytetarët e Luginës së Preshevës e pranuan me hidhërim të thellë, prandaj në emrin tim personal dhe në emër

të anëtarëve të PDSH-së në Luginë të Preshevës dhe gjithë qytetarëve të Preshevës, ti’u shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta për vdekjen tragjike të deputetit Olldashi. Kontributi i Sokol Olldashit në zhvillimet demokratike në Shqipëri është i lartë dhe vepra e tij do të kujtohet me shumë respekt dhe mirënjohje nga të gjithë shqiptarët në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë dhe në çdo vend tjetër ku ata jetojnë. Të gjithë ne bashkëndjejmë me dhimbjen e familjes suaj dhe ju mbajmë në lutjet tona gjatë këtyre ditëve të vështira për ju dhe të gjithë ne”. Ju familjarë humbët njeriun më të dashur, Partia Demokratike humbi njërin nga njerëzit më aktiv dhe për momentin arkitektin e politikës brenda partiake të PD-së, ndërsa ju deputet të Kuvendit të Shqipërisë humbët kolegun tuaj që shumë procese demokratike në legjislaturat e kaluara i shtyu përpara. Pra, pranoni ngushëllimet edhe nga Lugina e Preshevës. Kryetari i PDSH-së dhe i komunës së Preshevës Ragmi MUSTAFA.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch