Home » Lajme, Vendore » Kryetari Musliu merr Urimet e para për themelimin e Asociacionit

Kryetari Musliu merr Urimet e para për themelimin e Asociacionit

KN-Urimi i Boshnjakeve te SanxhakutKryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu ka marr urimet e para për themelimin e Asociacionit të komunave Shqiptare.

“Iu urojmë në mbajtjen me sukses të seancës konstituive dhe formimin e asociacionit të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.” thuhet në telegramin e urimit të nënshkruar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, dr. Sulejman Uglanin.

Më tej në telegram thuhet “ Konsiderojmë që në këtë mënyrë keni siguruar parakushtet për një realizim efikas të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Ne shpresojmë se me formimin e Asociacionit të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, janë pjekur kushtet për zhvillimin e shpejtë ekonomik të Luginës së Preshevës dhe përdorimin efikas të fondeve të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar.”

Duke iu drejtuar kryetarit Musliu “edhe njëherë iu përgëzoj juve dhe bashkëpuntorët tuaj, si organi më legjitim përfaqësues i shqiptarëve në Serbi, keni arritur të i mbledhni të gjithë faktorët politikë në favor të të mirës së popullit tuaj dhe Luginës së Preshevës”.

Ju uroj shumë suksese në punën tuaj dhe shpresojmë në vendosjen e bashkëpunim më të mirë, përfundon telegrami.

Bujanoc, 14.09.2015                                               Shërbimi për informim i KKSH-së

KN-Kumtese 14-09-2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch