Home » Lajme, Vendore » Kryetari Musliu takohet me Ambasadorin Boçka

Kryetari Musliu takohet me Ambasadorin Boçka

Musliu & amb shqiptarKryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu është takuar sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, në selin e KKSh-së në Bujanoc.

Takimi u realizua në frymën situatës politike të krijuar pas Marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel nga Prishtina dhe Beogradi.

Gjatë këtij takimi u diskutuar rrethë iniciativës së kryetarit të KKSh-së për thirrjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që do të mbahet në shtator. Si dhe unitetin mbrenda subjekteve politike shqiptare rreth kësaj çështjeje.

Gjithashtu, u bisedua edhe për rrjedhën e kësaj seance me çrast kryetari Musliu theksoi se do të dalin me një Deklaratë të përbashkët politike ku do ti paraqesim kërkesat tona për Luginën e Preshevës. Në interesimin e Ambsadorit Boçka se a do të jenë këto kërkesa të njëjta me ato të serbëve në Kosovë, kryetari Musliu theksoi se është koha e fundit që edhe zëri i Luginës së Preshevës duhet të dëgjohet dhe problemi politikë i Luginës së Preshevës të zgjidhet.

Vlenë të theksohet se KKSH mbanë takime të rregullta jo vetëm me Ambasadën e Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe vendeve më të fuqishme perendimore.

Bujanoc, 07.09.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

KN-Kumtese 07.09-2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch