Home » Lajme, Vendore » Kryetari Musliu takohet me perfaqsuesеn e Ambasadës së Zvicrrës

Kryetari Musliu takohet me perfaqsuesеn e Ambasadës së Zvicrrës

Musliu me perfaqsuesеn e Ambasadës së ZvicrrësKryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu është takuar sot me perfaqsuesеn e Ambasadës së Zvicrrës në Beograd, Pauline Menthonnex Gacaferri, në selin e KKSh-së në Bujanoc.

Gjatë këtij takimi u diskutuar rrethë iniciativës së kryetarit të KKSh-së për thirrjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Situatën e krijuar politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës dhe përdorimi i teksteve shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe.

Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat më të reja politike në Luginën e Preshevës si dhe seancën e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, gjithsesi theks të veçantë Musliu theksoi nevojën e nxënësve shqiptarë për tekstet shkollore, pasur parasysh që nxënësit shqiptarë kanë vijuar procesin edukativo-arsimor pa pasur tekstet shkollore.

 

Bujanoc, 11.09.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

KN-Kumtese 11092015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress