Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Kryetari Musliu takoi Ambasadorin Sadiku

Kryetari Musliu takoi Ambasadorin Sadiku

K U M T E S Ë

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me Ambasadorin e Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Musliu dhe SadikuKryetari Musliu e njoftoi me çështjet që presin të zgjidhen duke vënë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip, sikur dhe çështjet me rëndësi të veçant për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

 

Ambasadori Sadiku theksoi se duhet veprohet konform rrjedhave rajonale dhe se vetëm forcimi i bashkëpunimit, mirëkuptimi i situatës politike mund të zgjidhë çështjet e pazgjidhura.

Kryetari Musliu e falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që shteti i Kosovës po luan një rol aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve.

Vlen të theksohet se vizitat e zyrtarëve qeveritar dhe shkëmbimi më i madh ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe adresimin e sfidave të ndryshme përmes dialogut.

 

Bujanoc, 13.02.2017                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch