ShqipEnglishDeutsch

Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Kryetari Musliu takoi Ekspertët e komisionit faktëmbledhës të Këshillit të Evropës

Kryetari Musliu takoi Ekspertët e komisionit faktëmbledhës të Këshillit të Evropës

K U M T E S Ë

 

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), dje kryetari Jonuz Musliu, priti në takim një Ekspertët e komisionit faktëmbledhës të Këshillit të Evropës të prirë nga Maria Guzenina dhe Samad I. Seyidov.

Kryetari Musliu e njoftoi me pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vënë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip, sikur dhe çështjet me rëndësi të veçantë për shqiptarët.

Gjithashtu, kryearti Musliu përveç që dorëzoi raportin e gjithëpërfshirës i cili përmbledh të gjitha shkeljet dhe sfidat me të cilat po përballohen shqiptarët në frymën diskriminatore, ndonëse se theksoi se i janë adresuar gjitha institucioneve dhe autoriteteve të Beogradit, ky i fundit nuk ka as vullnetin politik më të vogël për të zgjidhur edhe pse ka marrë detyrime ndërkombëtare.

Kryetari Musliu e falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që të merren informatat drejtpërdrejt nga përfaqësuesit shqiptar.

 

 

Bujanoc, 21.07.2017                  Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress