Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Kryetari Musliu takoi kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziti

K U M T E S Ë

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, dje u takua me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziti, gjatë një vizitë që i bëri Luginës së Preshevës.

Gjatë takimit është diskutuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe avancimin e tyre komformë standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të avancuara rajonale.  Duke vënë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip, sikur dhe çështjet me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Tema e veçant ishte edhe qytetarët e pa dukshëm juridikisht, përkatësisht banorë të Luginës së Preshevës që për shkak të  procedurave diskriminues me pasivizimin e vendbanimeve e që po i mohohet dokumentacioni personal dhe njëkohësisht nuk po munden të sigurojnë as edhe dokumentet nga Republika e Kosovës.

U akorduan që bashkërisht për gjitha tema të rrisin angazhimin dhe intensifikojnë përpjekjet për të i zgjidhë çështjet konkrete e posaçërisht për pajisjen me dokumentacion të të gjithë shqiptarëve që jeton qoftë në Kosovë qoftë në Luginën e Preshevës.

Bujanoc, 13.04.2017                 Shërbimi për informim i KKSH-së

 

No comments yet... Be the first to leave a reply!

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by wordpress