Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Kryetari Musliu takon përfaqësuesit e OSCE/ODIHR

Kryetari Musliu takon përfaqësuesit e OSCE/ODIHR

Në selin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Kryetari Jonuz Musliu priti në një takim përfaqësuesit e OSCE/ODIHR Emil Varandi, Ben Jones dhe Andrijana Kariq.

Gjatë takimit kryetari Musliu i njoftoi me gjendjen e tanishme në Luginën e Preshevës si dhe me rrespektimin e drejtave të shqiptarëve dhe njëkohësish me nivelin e relizimit të obligimeve nga shteti.

Gjithashtu në këtë takim Musliu theksoi paknaqësitë me gjendjen që është në organet e rendit dhe gjykatave si dhe me procesin e pasivizimit të vendbanimeve të shqiptarëve. Ndërkaq ngriti vërejtje ndaj Komisionit zgjedhor qëndror në raport me Komisionin zgjedhor lokal duke potencuar pozicionin e tij të mosmarrjes pjesë në zgjedhjet parlamentare pëshkak të teksteve mësimore.

Vlen të theksohet OSCE/ODIHR do të ketë 6 grupe që do të monitorojnë zgjedhjet që do të mbahen me 24 Prill.

Bujanoc, 06.04.2016                    Shërbimi për informim i KKSH-së

KN-Kumtese 06.04.2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch