![]() |
PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE |
PËR LUGINË TË PRESHEVËS, ME SELI NË PRESHEVË |
Drejtuar:
Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Kadri Veseli
I nderuari kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës!
Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ Ju shpreh urimet më të përzemërta e vëllezërore me rastin e zgjedhjes Tuaj Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Unë jam i bindur që Ju, me urtësinë, shkathtësinë dhe përvojën Tuaj të gjatë politike, do arrini të harmonizoni të gjitha forcat politike në Kuvend për të arritur synimet e popullit shqiptar në integrimet euroatlantike.
Përfitoj nga rasti t’Ju shpreh mirënjohjen tonë më të thellë për gjithë ndihmën që Kosova dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Luginen e Preshevës në këto vitet e fundit, uroj për një bashkëpunim edhe më të thellë të anasjelltë, e që do të kontribuonte dukshëm në ecjen përpara të proceseve politike, socioekonomike, sigurisë, arsimit, shëndetsisë dhe fushave tjera edhe në Luginë të Preshevës.
Në fund, z.Veseli, shumë shëndet e suksese Juve.
Preshevë, 08. dhjetor 2014 Me rrespekt,
Dr. Sc. Ragmi Mustafa
Kryetar i PDSH-së, dhe i
Komunës së Preshevës