Home » Lajme, Vendore » Kryetarin e Këshillit Nacional dhe Riza Halimin sot i ka pritur Ministri Ramë Buja

Kryetarin e Këshillit Nacional dhe Riza Halimin sot i ka pritur Ministri Ramë Buja

KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR KUMTESË

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Deputeti Popullor, Galip Beqiri dhe Riza Halimi sot I ka pritur në zyret e Ministrisë së Arsimit, shkencës dhe teknologjisë, Ramë Buja. Me ç rast janë diskutuar çështjet me rëndësi rreth arsimit dhe hapjeve të dimensioneve të reja të bashkëpunimit. Vizita kishte për qëllim harmonizimin e veprimeve në vazhdim për zgjidhjen e problemeve vitale të Luginës së Preshevës.

Si Halimi ashtu edhe Beqiri shprehën shqetsimet e thella rreth manipulimit nga pushtetet lokale të studentëve nga Presheva dhe Bujanoci dhe diskutuan një deminsion te bashkpunimit të drejtpërdrejt dhe inkurajimit të garës fair play –it dhe meritokracis me provime pranuese. Me Ministrin e Arsimit, temë e takimit do të jenë problematikat e arsimit që ballafaqohen shkollat në Luginën e Preshevës, si librat shkollor në gjuhën shqipe, planë programet shkollore dhe çështja e regjistrimit të studentëve nga Lugina e Preshevës në universitet e Republikës së Kosovës. Dyja palët treguan gadishmëri rreth vijimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit, kryesisht mbi procedurat e aplikacionit për studentët e rinjë në institucionet publike të arsimit të lartë dhe tekstet mësimore të arsimit parauniversitar si dhe mbi trajnimin e mësuesve të Luginës së Preshevës,

Shërbimi për informim I KKSH-së Bujanoc,

01.08.2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch