Home » Lajme » Kryetarja e Preshevës znj. Sinani merr përkrahjen e grave deputete dhe institucioneve të Kosovës

Kryetarja e Preshevës znj. Sinani merr përkrahjen e grave deputete dhe institucioneve të Kosovës

Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani ka marrë pjesë sot në seancën e veçantë parlamentare për gratë deputete dhe këshilltare të kuvendeve komunale me temë ‘’Fuqizimin e rolit të gruas në jetën politike dhe shoqërore.Kryetari i kuvendit Kadri Veseli ka përgëzuar kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani për postin e kryetares, duke thënë se Presheva është një shembull tipik se si gruaja merr besimin për të çuar proceset përpara, ashtu siq kanë treguar populli gjerman , amerikan dhe shumë vendeve të zhvilluara politikisht dhe ekonomikisht. Ndërkaq kryetarja e komunës Ardita Sinani para grave deputete e këshilltare ka thënë se rëndësia e femrës nuk duhet të shihet vetëm se shtyllë e një familje por edhe e shoqërisë dhe të gjitha proceseve politike e shoqërore.

 

Ende pa kaluar 24 orë nga marrja e postit të kryetares së komunës, zonja e parë e Preshevës agjendën e saj e ka vazhduar në Republikën e Kosovës ku me ftesë të kryetari i Kuvendit dhe të PDK-së z.Kadri ka marrë pjesë në seancën e veçantë parlamentare për gratë deputete dhe këshilltare të kuvendeve komunale me temë ‘’Fuqizimin e rolit të gruas në jetën politike dhe shoqërore.


Kryetari  parlamentin Kadri Veseli me këtë rast iu është drejtuat të pranishmëve duke thënë se  “Fuqizimi i grave është proces nga i cili varen të gjitha proceset tjera vitale të shtetit , në radhë të parë zhvillimi ekonomik, edukimin e të rinjve dhe demokratizimi i shoqërisë në përgjithësi. Është një parim i njohur se nuk ka shoqëri të emancipuar pa emancipimin e grave, por që të arrihet ky emancipim na duhen politika të qarta dhe të vendosura që stimulojnë gjithpërfshirjen e grave në jetën publike, në politikë, ekonomi dhe sisteme të edukimit”, ka thënë  Veseli.

Ai gjithashtu ka përgëzuar edhe kryetaren e Preshevës Ardita Sinani për postin e kryetares duke thënë se Presheva është nj shembull tipik se si gruaja merr besimin për të çuar proceset përpara, ashtu siq kanë treguar populli gjerman , amerikan dhe shumë vendeve të zhvilluara politikisht dhe ekonomikisht.

Ndërkaq kryetarja e komunës Ardita Sinani para grave deputete e këshilltare ka thënë se rëndësia e femrës nuk duhet të shihet vetëm se shtyllë e një familje por edhe e shoqërisë dhe të gjitha proceseve politike e shoqërore . Sipas kryetares së Preshevës femra çdo herë është rreshtuar përballë sakrificës si nënë, si intelektuale, organizatore e udhëheqëse institucionesh.

Kryetarja Sinani gjithashtu ka potencuar se bashkëpunimi mes komunës së Preshevës dhe grave deputete të RKS është i pazëvendësueshëm dhe çdo ditë e më shumë i nevojshëm që bashkërisht  më fuqishëm të vazhdohet rrugëtimin në proceset e gjithëmbarshme rajonale.

Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani në seancën e sotme me gratë deputet ka qenë e shoqëruar edhe nga këshilltarja Nezaqete Ibishi, ku më pas kanë realizuar edhe takime të ndara me gratë deputete dhe përfaqësuese institucionesh me qëllim të bashkëpunimit dhe këmbimit të ideve e projekteve në interes të përbashkët.

Lexo fjalimin e plotë kryetares së komunës së Preshevës Ardita Sinani , para grave deputete në seancën e veçantë parlamentare për gratë deputete dhe këshilltare të kuvendeve komunale me temë ‘’Fuqizimin e rolit të gruas në jetën politike dhe shoqërore.

Fjalimi i znj. Sinani para deputeteve gra të Kuvendit të Kosovës:

 

TË NDERUARA DEPUTETE, TE NDERUAR TE PRANISHEM

ME LEJONI QË TË SHFRYTZOJ NGA RASTI DHE TË JU FALEMNDEROJ PËR KËNAQËSINË QË MA KENI DHËNË DUKE MË FTUAR TË MARRË PJESË NË KËTË SEANCË ME RËNDËSI TË VEÇANTË NË LUFTËN TONË TË PËRBASHKËT DREJTE AVANCIMT TË POZITËS SË FEMRËS NË SHOQËRI.

SOT MES NESH SHOHIM NJË NUMËR TË MADH TË PËRFAQËSIMIT TË DENJË TË FEMRËS NË SHUMË PROCESE ME RËNDËSI PËR ZHVILLIMIN E SHOQËRISË DHE VENDIT KU JETOJMË, GJË QË NA OBLIGON EDHE MË TUTJE PËRMES PËRFSHIRJES ME PËRKUSHTIM MAKSIMAL TË VAZHDOJMË LUFTËN PËR TË DREJTAT TONA.

NJËHERIT TË MUNDOHEMI QË RËNDËSIA E FEMRËS MOS TË SHIHET VETËM SI SHTYLLË E NJË FAMILJE POR EDHE E SHOQËRISË DHE TE GJITHA PROCESEVE POLITIKE E SHOQËRORE. FEMRA CDO HERE ESHTE RRESHTUAR PERBALLE SAKRIFICES SI NENE, SI INTELEKTUALE, ORGANIZATORE E UDHEHEQESE INSTITUCIONESH.

PRANDAJ AFTESIMI, TRAJNIMET E NDRYSHME, ZGJERIMI I NJOHURIVE DUHET TE JENE SHTYTES KRYESOR QE I BEJNE THIRRJE GRAVE PER PËRFSHIRJE. KJO DUHET TE NA JAPE KURAJO TE LUFTOJME PER NJERA TJETREN DHE PER VETEN, TE JEMI AKTIVE DHE ZE I FUQISHEM NE VENDIMMARRJE.

TE MOS TERHIQEMI PARA PENGESAVE QE MUND TI KEMI QOFTE NGA PERPLASJA MIDIS BREZAVE APO GJINIVE.

NJË FAKTOR SHUMË I RËNDËSISHËM NË REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË BARABARTA MES GJINIVE DHE AVANCIMIT TË POZITËS SË FEMRËS NË SHOQËRI PADYSHIM ËSHTË PAVARSIA FINANCIARE E FEMRËS. REALIZIMI I PLOTË I BUXHETIMIT GJINORË ËSHTË FITORJA E RRADHËS DHE ME RËNDËSI TË VEÇANTË NË LUFTËN TONË TË PËRBASHKËT.

BUXHETIMI GJINOR DO TË JETË EDHE SI GARANCA PËR TË SIGURUAR PLANIFIKIM TË BARABARTE MES GJINIVE NË ÇDO SEGMENT TË INSTITUCIONEVE SHTETËRORE DHE CIVILE PADYSHIM SE DO TË PROMOVOJË EDHE MË TEPËR POZITËN E FEMRËS DHE AVANCIMIN E SAJ PËRMES PUNËSIMIT, ANGAZHIMIT APO TRAJTIMIT SI BASHKËPUNTOR TË BARABARTE DHE TË OBLIGUAR.

UNË FTOJ TË GJITHA INSTITUCIONET RELEVANTE, ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE DHE TË GJITHA MEDIAT QË SA MË SHUMË TË KONTRIBOJNË NË REALIZIMIN DHE IMPLEMENTIMIN E ÇDO GERME QË PARASHEH BUXHETIMI GJINOR DUKE KONTRIBUAR KËSHTU NË POZITËN E FEMRËS NË TË ARDHMEN QOFTE AJO NËNA, MOTRA, MËSUESJA APO EDHE UDHËHEQSJA JONË.

SI KRYETARE E KOMUNËS SË PRESHEVËS UNE NË NIVEL DITOR MUNDOHEM QË TË PUNOJ DHE KONTRIBOJ MAKSIMALISHT NË FAVORIZIMIN E FEMRËS. KËSHTU BESOJ SE BASHKËPUNIMI MES KOMUNËS SË PRESHEVËS DHE GRUPIT TË GRAVE DEPUTETE ËSHTË I PAZAVENDËSUESHËM DHE ÇDO DITË E MË SHUMË I NEVOJSHËM.

KJO SEANCË ËSHTË VETËM FILLIMI KËTIJ BASHKËPUNIMI, POR ME PUNËN DHE KONTRIBUTIN E PËRBASHKËT TË PËRDITSHËM BESOJ QË DO TË TAKOHEMI DHE FLASIM EDHE PER FITORE DHE SUKSESE TË RRADHËS NË LUFTËN TONË TË PËRBASHKËT.

JU FALEMINDERIT DHE PUNË TË MBARË KËSAJ SEANCE.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch