Home » Lajme, Vendore » Kryetarja Sinani inspekton punët në projektin e sigurimit të ujit të pijshëm

Kryetarja Sinani inspekton punët në projektin e sigurimit të ujit të pijshëm

Në vazhdim të përpjekjeve për përmirësimin e gjendjes sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, gjatë ditës së sotme kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ishte në fshatin Zhunicë dhe vizitoi punimet që po zhvillohen në 5 bunaret aktive që gjinden në këtë lokacion.
Këto punime po bëhen në bazë të projektit prej 36.000 dollarëve të mbështetur nga Ambasada Japoneze dhe në bashkëpunim me UNDP. Ky projekt ka të bëjë me rigjenerimin e 5 bunarëve në lokacionin Zhunicë, si dhe instalimin e aparaturës tek këto bunare.
E para e komunës për këto punime u informua edhe nga përfaqësuesi i UNDP për komunën e Preshevës dhe nga drejtori i NP “Moravica”. Për ecurinë e punimeve më saktësisht u informua nga përfaqësuesit e kompanisë GeoIngeneering BGP e cila është punëkryese e këtij projekti me interes jetik për të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës.
Në fund të kësaj vizite, nga punëtorët e kompanisë që po i kryen punimet në këtë lokacion, u bë edhe testimi i sasisë së ujit të njërit nga 5 bunaret. Nga kjo sasi e ujit, që sipas ekspertëve të kompanisë ishte afër 13 litër për sekond, kryetarja Sinani u nda me shpresë, që bashkë me gjetjen e një burimi tjetër të ujit të pijshëm, problemi me furnizim me ujë do t’i mbetet të kaluarës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch