Home » Lajme, Vendore » Kryetarja Sinani pirit sot delegacionin në përbërje të Asamblesë parlamentar të Evropës , Konsulit të Europës

Kryetarja Sinani pirit sot delegacionin në përbërje të Asamblesë parlamentar të Evropës , Konsulit të Europës

Sot kryetarja e komunës, Ardita Sinani në një drekë pune u takua me raportuesit e Këshillit të Evropës nga Komiteti për monitorim të Parlamentit të Këshillit të Evropës.
Pjesë e delegacionit që vizituan komunën e Preshevës ishin znj. Maria Guzenina nga Finlanda, z. Samad Seyidov nga Azerbejxhani, znj. Silvi Afholder sekretare për monitorim e Komitetit të Parlamentit të Këshillit të Evropës, si dhe Jellena Sudimac nga Kuvendi i Republikës së Serbisë nga sektori për marëdhënie me jashtë.
Kryetarja e komunës, Ardita Sinani në këtë takim ishte e shoqëruar edhe nga ndihmës kryetari i komunës, Agim Dalipi, si dhe këshilltarët pranë Kuvendit komunal të komunës së Preshevës, Nadër Sadiku e Mitat Saqipi.
Delegacioni i Këshillit të Evropës gjatë këtij takimi u njoftua me situaten e te drejtave te shqiptareve ne Presheve dhe Lugine, gjendjen e rëndë socio ekonomike të qytetarëve të komunës së Preshevës, si dhe vështirësitë e të rinjëve të diplomuar sa i përket njohjes së diplomave të univerziteteve në rajon e në veçanti të diplomave të Kosovës.
Tema tjera të cilat u diskutuan gjatë këtij takimi shumë të rëndësishëm ishin demilitarizimi i zones kufitare me Kosoven, kthimi i te shperngulurve ne vatrat e tyre, përdorimi i simboleve kombëtare të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, kthimi i Gjykatës, problemi me tekstet mësimore të shkollave fillore dhe të mesme në komunë të Preshevës, çështja e punësimit të Shqiptarëve në institucionet shtetërore si dhe shumë tema tjera me të cilat qytetarët e komunës tonë përballen në përditshmërinë e tyre.
Gjithashtu theks i veçant në këtë takim iu dha edhe ngritjes se ceshtjes se shqiptareve te Lugines ne instancat nderkombetare ku ata te marrin garanca qe shqiptaret e ketyre trojeve te trajtohen njelloj si te sebeve te Kosoves,  çështjes së arsimit, kulturës e informimit, shëndetësisë si dhe sigurisë.
Raportuesit e Këshillit të Evropës i premtuan kryetares së komunës mbështetjen e plotë të Këshillit të Evropës duke përmendur edhe qasjen e kryeministres së re të zgjedhur të Serbisë, Ana Brnabiq sa i përket plotësimit të drejtave të pakicave nacionale në përgjithësi, e sidomos pakicës Shqiptare që ishte temë e këtij takimi.
Delegacioni i Këshillit të Evropës paralajmëruan se ky do të jetë vetëm një nga shumë takimet që pritet të mbahen gjatë muajve të ardhshëm me udhëheqësit e qeverisjes lokale të komunës së Preshevës, me qëllim që bashkëpunimi të jetë më i thellë dhe më produktiv.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch