Home » Lajme, Rajonale, Vendore » Kryetyari i Komunës së Preshevës takohet me Ministrin për Arsim të Republikës së Kosovës z. Ramë Buja

Kryetyari i Komunës së Preshevës takohet me Ministrin për Arsim të Republikës së Kosovës z. Ramë Buja

Prishtinë, 8 Mars 2013 – Sot, kryetari Mustafa pati një takim me Ministrin e Arsimit të Kosovës Ramë Buja në të cilin u diskutua rreth hapjes së degës së Fakultetit të Edukimit për nivelin e shkollimit Master për kuadrat e arsimit që më parë kishin të kryer të njëjtin drejtim në shkollimin e lartë. Kryetari Mustafa njofton se takimi me z. Buja ishte mjaft konstruktiv dhe se së shpejti do të filloj avancimi i shkollimit për nivelin Master në Preshevë që për kuadrat tona që nuk janë të pakta është një zgjidhje jo vetëm në kualifim të shkollimit por edhe një mundësi për ta përfunduar të njëjtin pa shpenzime të mëdha që ka qenë gjer tani.
Ministri Buja do t’i njoftoj Kryeministrin Thaçi dhe Rektorin Gashi për hapat që janë ndërmarrë gjer tani dhe njëkohësisht ta inicojnë çështjen që në një afat sa më të shkurtër të filloj punën Fakulteti edhe në Preshevë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch