Home » Shëndetësi » Kryqi i Kuq Lokal- ofron kontrolle mjekësore pa libreza shëndetësore

Kryqi i Kuq Lokal- ofron kontrolle mjekësore pa libreza shëndetësore

Kryqi i kuq lokal po shfrytëzon suksesshëm programin socio – ekonomik të komunës së Preshevës. Që në fillim punëtorët e adresuar në kryqin e kuq , kanë nisur një aksion për ti ofruar  qytetarëve me raste sociale kontroll mjekësore pa libreza shëndetësore.

Në kuadër të realizimit të programit socio-ekonomik i paraparë për 12 muaj, Kryqi i Kuq  lokal në Preshevë në koordinim me komunën e Preshevës  ka punësuar 2 mjek  dhe 6 motra infermiere profesionale për ti ofruar  qytetarëve me raste sociale kontroll mjekësore pa libreza shëndetësore. Realizimi i projekti në fjalë ka filluar nga 1 marsi i këtij viti ka thënë  kështu për Radiotelevizionin Presheva sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë Ahmet Halimi. Gjithë qytetarët e komunës së Preshevës e posaçërisht kategoritë me raste sociale kanë drejtë të bëjnë  kontrollime  pa libreza shëndetësore dhe falas në këtë organizatë. E në anën tjetër me regjistrimin e veturës që posedon kjo  organizatë, për mes këtij projekti do realizohen edhe vizitat  shëndetësore nëpër shtëpi  në Malësi të Preshevës.

Kryqi i Kuq në Preshevë qytetarëve në fjalë u ofron shërbimet që kanë të bëjnë me kontrollimet mjekësore, matjen e tensionit të lartë dhe sheqerit e të ngjashme.

Sipas zotit Halimi,Komuna e Preshevë nga buxheti i saj Kryqit të Kuq lokal i ka ndarë shumën me vlerë prej 6 milion e gjysmë dinar, ndërsa qytetarët tanë kontrollet e tyre në këtë shërbim mund ti realizojnë nga ora 7 e mëngjesit deri në 19:00.

 

Rtv Presheva

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch