Home » Lajme, Vendore » Kthimi i teksteve dhe gjykatave- temë diskutimi në mes grupit të unitetit dhe Zoran Stankoviqit & video

Kthimi i teksteve dhe gjykatave- temë diskutimi në mes grupit të unitetit dhe Zoran Stankoviqit & video

Mbrëmë në zyrat e OSBE-së në Bujanoc faktori politik shqiptar i Luginës ka zhvilluar takim me Kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq. Kthimi i teksteve të konfiskuara dhe i gjykatave ishin temat kryesore që janë shtjelluar.

 Çështja e konfiskimit të librave në Raincë dhe problemt e gjyqësisë ishin tema kryesore të zhvilluara mbrëmë në mes të liderëve  shqiptarë të Luginës dhe kryetarit të Trupit Kordinues Zoran Stankoviq. Pjesëmarrës në takim ishte dhe përfaqësuesi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc. Bisedat e mbrëmshme ishin të para  sa i përket  çështjes së konfiskimit të librave si dhe të shpërndarjes së rrjetit të gjyqësisë, të gjyqeve themeloreve dhe prokurorive themelore ka thënë në mes tjerash kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.Tekstet e konfiskuara do të jenë në duart e nxënësve, gjithmonë nëse përmbushen kërkesat e ligjore, ka deklaruar kështu për Radiotelevizionin Presheva Zoran Stankoviq.

E sa i përket kthimit të gjyqësisë në Preshevë,  Zoran Stankoviq ka thënë se gjithçka do të mësohet gjatë  takimit me Ministrin e Drejtësisë.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch