Home » Opinione » Ku është qëllimi i fundit ?

Ku është qëllimi i fundit ?

Fahri Xharra 2014-2– Shqipëria është në listën e zezë të 10 vendeve që i kanë dhënë më shumë luftëtarë ISIS-it, në raport me popullsinë

E përditshmaj franceze “Le Monde”, shkruan bazuar në një raport të bërë publik nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, (http://illyriapress.com/le-monde-kosova-dhe-shqiperia-renditen-ne-listen-e-zeze/ )
Sa kemi nevojë që të jemi në listat e zeza botërore.?

Dikush më pyeti se meçka të krenohemi ne si shqiptar,që jemi nëpër botë ? – Me ‘”xhihad “ iu gjegja..

Po me ç ka tjetër ? përderisa nga zyrtarët tanë fetar dhe akademik , politik  e gazetaresk dalin këto:
“Myftiu Naim Tërnava ka bërë disa deklarata fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës. Tërnava, i cili përfaqëson besimtarët shqiptarë të Kosovës, ka folur në këtë ceremoni sikur të ishte përfaqësues otoman.Sipas tij, Sulltan Murati i nuk është pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.
“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot”, ka deklaruar Tërnava. “  atëherë me çka të krenohemi ?.

Historinë e përdhosim, gjeografinë e mohojmë , matematikën e shtrembërojmë; logjika kombëtare jashtë çdo logjike normale, dy shtetet shqiptare pa filozofi ardhmërije, kombi i shkpërderdhur si asnjë komb tjetër në botë , mohimi i vetvetës kombëtare si askush në botë. Jemi bër ndjellakeqët  më zi të vetvetës !

Ideologët e të gjitha ngjyrave  flasin , shkruajnë  , llomotisin , mbushin programe  televizive , faqe të gazetave  dhe  ne si qytetar të pafuqishëm  ngelim në mëdyshje “Me çka të krenohemi në botë ?
Lajmet dhe parashikimet janë alarmante , dhe vetvetiu lind pyetja : Ku është qëllimi i fundit?
E di kush përgjegjën , e di kush të na udhëzojë dhe të na jep një afat kohorë ? se ja duhet  të kemi durim , se së shpejti i vjen fundi kësa teposhtëzeje kombëtare.

Por çfarë zihet në mes të gjithë kësaj hallakatjeje,  të diplomatëve,  të spiunëve, ushtarëve, hoxhëve , priftërinjve e përkthyesve, që veprojnë si ndërmjetës në drama të mëdha historike të një epoke si ajo e  sotmeja?

Nese politikanët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës nuk ndermarrin diçka urgjentisht, e ardhmja do te jetë e errët , dhe padashtas  na lind pyetja  se ku është qëllimi i fundit . Dikush  duket e se di të vërtetën që është duke na pritur,

Fahri Xharra,16,05,15 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch