Home » Lajme, Opinione » Ku ka këngë lirie rrinë pranë roje një tiran

Ku ka këngë lirie rrinë pranë roje një tiran

Nga Azgan Haklaj

Shqiptarët nuk e rrëzuan diktaturën për të sjellë në pushtet neodiktatorë e feudalë politik 

Prememorie drejtuar të gjithë demokratëve të Shqipërisë, të përndjekurve politikë, pronarëve, rinisë studentore, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë.Të nderuar miq!Ju drejtohem me këtë memorie për të ju sensibilizuar ju dhe mbarë opinionin publik shqiptar e të huaj për krizën e thellë politike, ekonomike e sociale që po kalon sot Shqipëria, e cila edhe pas tre dekadash të renies së diktaturës e shpalljes së pluralizmit politik ka mbetur peng i ideologjisë dhe praktikave enveristo-staliniste, i personave të lidhur me nomenklaturën e lartë të diktaturës dhe i kupolës së sigurimit të shtetit të shndërruar tashmë në një bandë mafioze, e cila ka paralizuar politikën, ekonominë, institucionet kushtetuese, parlamentin, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës.Të nderuar demokratë!30- të vjet me parë u ngritëm në emër të lirisë dhe dinjitetit njerëzorë, në një betejë për jetë a vdekje kundër diktaturës staliniste shqiptare, më të egrës e më barbares që ka njohur historia jonë kombëtare.E natyrshëm si qytetarë europianë modeli i demokracisë e civilizimit perëndimorë me të cilin na lidh origjina, e kaluara dhe rrënjët tona historike ne e kishim si slogan e kauzë kombëtare ndërtimin e Shqipërisë Europiane, e cila ka qenë ylli polar i Rilindjes Kombëtare dhe i korifejëve të patriotizmit e të kulturës shqiptare në të gjitha kohët.Ishte pra një kohë idealesh lirie e demokracie, një kohë ëndrrash e shpresash të mëdha për shqiptarët, të cilëve tepër rrallë u ka buzëqeshur ylli i fatit përgjatë historisë së tyre.Por ja që liria qënka kurdoherë e kercënuar nga një tiran, sepse siç shkruante Pushkini:”Kudo ku ka këngë lirie Rri pranë roje një tiran”.Devizën e shqiptarëve heroikë të vitit 1990-të, “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” Ayatollahu i revolucionit Sali Berisha e shnderroj në sloganin mashtrues antihistorik e antidemokratik “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” duke i rivrarë për herë të dytë mijëra viktimat e disidentët e diktaturës komuniste, familjet e tyre dhe ëndrrën europiane të shqiptarëve.Në vend të një Nurembergu Shqiptar për inkuizitorët, të cilët duhet të merrnin një denim shembullor për krimet e diktaturës, të cilat janë njëherësh edhe krime të rënda kundër njerëzimit Berisha i barazoj ata me viktimat e tyre duke ju dhënë kështu garanci monstrave të diktaturës se sa të ishte ai në pushtet  nuk do të lejonte hapjen e dosjeve të krimeve të komunizmit e dekomunistizimin e pushtetit dhe të organeve kushtetuese e cila ishte kerkesa primare e Brukselit, institucioneve europiane e SHBA- së si aleati ynë strategjik.Fitorja plebishitare e 22 marsit në vitin 1992 ishte një referendum popullor i sovranit kundër regjimit kriminal të juntës staliniste shqiptare dhe një shans historik për tu ndarë njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e errët komuniste që i ka shkaktuar kaq vuajtje e tmerr popullit tonë liridashës.”Mos e harroni kurrë të kaluarën në mënyrë që ajo të mos përsëritet ishte porosia e kalorësit të lirisë Atit të Shenjtë Gjon Pali i Dytë gjatë vizitës së tij apostolike në vendin tonë në 1993.Por Sali Berisha në endrrën e tij për tu bërë lider suprem i shqiptarëve ashtu si Ayatullah Khamenei në Iran e harroj të kaluarën dhe besimin që i dha sovrani.Megjithëse kishte në parlament një mazhorancë absolute për të ndërmarrë reforma të thella politike, ekonomike e sociale sipas modelit të demokracive të konsoliduara të Europës Perëndimore ai zgjodhi populizmin si ideologji të tij dhe parullën leniniste:”I gjithë pushteti sovjetëve” si praktike qeverisëse.Kontrolli absolut i tij mbi institucionet kushtetuese, mbi partinë, mbi qeverinë e politika e jashtme me dy standarte duke i mikluar shqiptarët me endrrën europiane e në anën tjetër duke flirtuar për interesa personale me liderët autoritarë e të korruptuar të Ligës Arabo- Islamike e vunë në pikëpyetje të plotë integrimin europian të Shqipërisë.Viti 1997- të e shembi shtetin e Berishës dhe ststujën e tij politike siç tretet një dordolec prej bore në rrezet e diellit.Viti i mbrapshtë 1997- të e largoj me dekada Shqipërinë nga Europa, e përtej kësaj rtezikoj lirinë, pavarësinë dhe ekzistencën e saj.Shtrohet pyetja, a ndihet përgjegjës politikisht, moralisht e pse jo edhe ligjerisht ku padron që ishte në atë kohë në krye të shtetit e u braktis nga njerëzit e tij më të besuar si tirani i Janinës Ali Pashë Tepelena ?!Ismail Kadare ka një fragment brilant e kuptimplotë tek “Pashalleqet e Mëdha”Ali Pasha e pyet keshilltarin e vet!Si ka mundësi që për një fjalë të Gjergj Kastriotit shqiptarët hidheshin në zjarr, për mua që kam ushtri e pasuri me të madhe nuk me ndjekin pas?! Ai e donte Shqipërinë e lirinë e saj, ti e don për ta sunduar.Ai ishte prijës e ti je pasha.Hiqe mantelin e pashait e bëhu prijës e shqiptarët do të ndjekin i thotë keshilltari.Berisha nuk zgjodhi të bëhet prijës por pushtetar absolut siç është sot moda e neodiktatorëve, të cilët fshihen pas një fasade demokratike.Marrveshja e tij e fshehtë me Fatos Nanon në vitin 1991 për ndarjen e bastioneve politike e zonave të influencës në jug e në veri duke e noterizuar njerën për vete e tjetrën për adashin politik është perçarja e parë e madhe jo vetëm politike por edhe krahinore në historinë e shtetit shqiptar.Pas pensionimit politik të Fatos Nanos Sali Berisha gjeti një partner tjetër të besueshëm me ambicioz e më të etur për pushtet z Edi Rama.Puçi i tyre kushtetues i vitit 2008 është akti juridik më kriminal në historinë e një demokracie të pas luftës në të gjithë historinë e parlamentarizmit në këto njëqind vjet Ky akt i denjë për një marrveshje mes hierarkëve nazifashistë e komunistë ka deformuar rendë e nxjerrë jashtë loje jo vetëm parlamentarizmin si kolona vertebrale e Republikës Shqiptare por edhe institucionet kushtetuese, drejtësinë dhe të drejtën e sovranit për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tij përmes zgjedhjeve të lira të drejtëperdrejta e të barabarta.Nuk dua të ndalem këtu tek Sulltan Rama e bëmat e tij më të cilat ai i hakërrehet jo vetëm opozitës por edhe institucioneve ndërkombëtare.Ai e ka bërë të veten sentencën e Luigjit të 14- të:”Shteti jam unë”.Edi Rama është produkt i politikës së Berishës dhe e ka sot e gjithë ditën model frymezues.Ai nuk mund të ekzistojë në qeveri, as në politikë pa pasur përballë Berishën e njerëzit e tij të besuar.Ne demokratëve na duhet të shohim me realizëm e gjakftohtësi e përgjegjësi politike e qytetare kampin tonë para se të hyjmë në betejën politike të zgjedhjeve të 25 prillit.Çfarë po ndodh realisht në kampin blu dhe cilët janë faktorët e brendshëm e të jashtëm që do të jenë determinant për të përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve e të ardhmen politike të Partisë Demokratike në të cilën jemi investuar prej tre dekadash me të gjitha energjitë njerëzore, politike dhe intelektual, duke sakrifikuar çdo gjë të shtrenjtë për të.Ku e merr guximin Edi Rama, i cili pas dy mandatesh deklaron se lideri i opozitës Lulzim Basha duhet të presë vdekjën e  tij biologjike për të ardhur në pushtet.Ky guxim i vjen prej Moskovit dhe Ayatollah Berishës i cili pati deklaruar para tëtë vitesh para opozitës së atëhershme se do të me keni këtu deri në vitin 20- 34 pra fiks deri në moshën 93 vjeçare.Njerëzit e besuar të Berishës, të cilët i mban peng e kaluara e tyre e errët dhe borxhi ndaj Berishës e familjes së tij për karrierën e shpejtë në politikë dhe në biznes janë shperndarë si celulat e Çekas Leniniste në PD e jashtë saj, me qëllimin e vetëm për të ngopur oreksin e Ramës për mandatin e tretë, për të rrëzuar kryetarin e PD- së Lulzim Basha e për të riorganizuar sektin Berisha, i cili endërron të kthehet në pushtet në vitin 2025.Pra Berisha dhe berishët nuk e kanë shqitësim fitoren e PD- së, por rimarrjen e kontrollit të saj pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021, prandaj Lulzim Basha duhet të jetë i qartë kur të hartojë përfundimisht listen e kandidatëve për deputetë.Ayatollahu e Sulltani udhëhiqen nga slogani;”Me mirë një fitore e turpshme se një humbje e ndershme”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch