Home » Opinione » Ku mbeti Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë !?

Ku mbeti Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë !?

Refik Hasani

Shkruan : Refik HASANI

Me rastin e njoftimit që Kuvendi Komunal i Gjilanit ka themeluar të gjitha Komitetet si trupa punuese-profesionale . 

 

 

Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë i formuar më datën  27 qershor të vitit të kaluar në seancën  e VIII-ët ,  pas disa kërkesave u arritë që të formohet  me sponzorimin ton në cilësin e këshilltarit Komunal  të Gjilanit  .  Për herë të parë , pas vitit  1999, u  arritë që KK  i  Gjilanit të caktoj  një pikë të rendi të punës kushtuar banorëve që jetojn në Gjilan dhe Komunave që kufizohemi me Medvegjë , Bujanoc  dhe    Preshevë . Ksaj legjislature dhe opinonin  e gjërë e njoftojm që  ka një vendim të ksaj,sepse  është votuar-vendosur që Komiteti  për bashkëpunim ndërkufitarë do ti ketë nënt  /9 / anëtarë   të komitetit  . Pra , vetëm Komiteti për Politik dhe Financa dhe Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitarë do të numrojn nga nëntë anëtarë , kurse të tjerët sipas ligjit të vetëqeverisjes lokale dhe udhëzimeve tjera e statutit të Komunës numrojn nga shtatë anëtar  .

Ne kërkojm që ky  komitet të kompletohe sa më parë  me anëtarë dhe infrastrukturë ligjore duke caktuar detyrat dhe përgjegjësit,  pasi është në mesin  e komiteteve më me rëndësi të posaqme . Po, ashtu kjo legjislaturë të pregaditë sa më parë edhe draftë marrëveshjen për nënshkrim me kumunat gjegjëse veqë e veqë .

Është domosdoshmëri e kohës që  kemi kërkuar edhe ndryshim-plotësimin e statutit të Komunës , pasi është që nuk përfaqëson dhe nuk pasqyron realitetin e saktë të  Komunës son . Mungojn shumë gjëra duke mos u  përmendë askund me asnjë fjalë të vetme si kategoria e dëbuarve, zhvendosurive dhe shpërngulurit shqiptar  që vijn nga Medvegja , Bujanoci dhe Presheva që jetojn në Komunën  e Gjilanit etj .

Gjilani të jetë qendër dhe bartëse e proceseve të tri Rajoneve ,

            Propozojm , që nga ky vitë Gjilani të jetë mikëpritëse dhe   të mbahet një takim i përbashkëtë ekipeve punuese nga Kamenica, Vitia, Novobërda, Medvegja , Presheva,Bujanoci,Kumanova e Likova .   Po ashtu propozojm që në Gjilan të ngritet  një  zyrë e përbashkët që do të përbëhet nga ekspert të disa fushave për hartimin  e projekteve . Gjilani është një trekëndësh  dhe këto tri rajone vërtet të bashkohen duke e ngritur-formuar   një  zyrë të përbashkët që do të përbëhet nga ekspert të disa fushave për hartimin  e projekteve për të konkuruar në Këshillin e Europës për të thithur  fonde dhe donacione të  saja  .

 

 

Mars  2014 .

 

  Autori është ish-këshilltarë Komunal që propozoi Komitetin për bashkëpunim ndërkufitarë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch