Home » Lajme, Vendore » Ku mbeti Rezoluta

Ku mbeti Rezoluta

Ku mbeti Rezoluta

Komunikatë e Datës: 03.07.2013
Që nga 6 qershori i këtij viti kur Kuvendi i Kosovës, me 74 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim kishte miratuar Rezolutën lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Nga koha e votimin e deri më tani nuk është bërë asgjë në fillimin e implementimit të kësaj rezolute dhe të këtyre pikave, të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetaret e dëbuar nga atje dhe për qytetarët që jetojnë në Kosovën Lindore. Shoqata“Vatra” ishte iniciuese e kësaj rezolute dhe bashkëformoluese e këtyre rekomandimeve me deputetët e parlamentit të Kosovës. Pikat e rezolutës, të cilat u votuan, kërkonin përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e shpërngulur nga Lugina, mbrojtjen e të drejtave të tyre në Luginë, hapjen e një universiteti publik në atë pjesë dhe kërkesa të tjera. Kjo rezlutë urgjentisht duhet të fillojë së zbatuari, pasi që diskriminimi dhe shtypja po vazhdon në Kosovën Lindore, dhe kjo gjendje duhet të fillojë të stopohet menjëher e Kosova si shtet, të fillojë të alarmoj opinion ndërkombëtar për këtë probleme.
Jetike është zgjidhja e statusit civil për qytetarët e dëbuar, e që tani jetojnë dhe veprojnë në Gjilan dhe qytete tjera të Kosovës, pra është procesi i paisjes së qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore me dokumentet e identifikimit.
Një numër i madh i qytetarëve tash e 14 vite nuk u paisën me dokumentet e identifikimit të Republikës së Kosovës, e si pasojë e kësaj shumë të rinjëve iu pamundësua dhe po i pamundësohet shkollimi, punësimi, kurse të moshuarve pensioni dhe jeta e dinjitetshme.Me këto rekomandime Qeveria e Kosovës obligohet që t`i zgjidh këto probleme dhe të fillojë paisjen me dokumente të identifikimit për këta qytetarë, e numri i tyre është me qindra.

Shumë e rëndësishme ëshë edhe suspendimi i taksës diskriminuese, e cila taksë Kosovën Lindore e ka shndërruar në regjionin më të izoluar në Regjion, si nga Serbia po ashtu edhe nga Republika e  Kosovës, e kështu po pëson vetëm popullata shqiptare, ngase serbët edhe ashtu nuk kanë paguar asnjëherë, sepse kanë tabela të dyfishta.

Që të jemi më konkret, kërkojmë nga Qeveria të filloje së zbatuari ato rekomandime që janë të prekshme për popullatën e asaj pjese, e ato nuk janë të paarritshme, po të ketë vullnet të mirë.

Enver HAZIRI-zyra për informim

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch