Home » Lajme, Vendore » KUALICION I PAQËNDRUESHËM APEL PËR UNITET NË BUJANOC

KUALICION I PAQËNDRUESHËM APEL PËR UNITET NË BUJANOC

Nëse përfaqësuesit e partive politike të Kosovës Lindore, gjegjësisht të Komunës së Bujanocit,  për arsye të ndryshme (për shumkë edhe të njohura) nuk kanë mundur  të bëjnë më shumë, atëherë kjo nuk i justifikon (arsyeton)  të tjerët të mos bëjnë asgjë. Për këtë pra, Kryesia e Shoqats ,,Vatra” edhe kësaj here, ngrit zërin tek të gjithë ata që ia duan të mirën popullit, se kjo që po ndodhë në Bujanoc është në kundërshtim të plotë me vullnetin e votuesve. Ne nuk e fajsojmë vetëm njërën apo partinë tjetër. Për ne të gjitha mbajnë përgjegjësi gadi të barabarta. Si është e mundur që, të zgjedhurit e popullit nuk mund të ulen me një tavolinë të përbashkët, e të bisedojnë shtruar për mundësinë e një kualicioni të gjërë, por përmes ftesave nga larg, dhe duke e injoruar njëri-tjetrin në mënyrën më të keqe të mundëshme? I tërë opinioni e di se: herave tjera mezi arrinim ta bëjmë shumicën në Kuvend, por ama ishim të bashkuar, ndërsa tani kur me një angazhim të të gjithë spektrit, kemi fituar më së shumti gjeri tash, Liderët (të mëdhenjtë) nuk mund t’a ndajnë atë grimë pushtet! Ju Lider të nderuar, mos mendoni se jeni më të mirët, por e dini si u bë puna para zgjedhjeve, dhe populli doli në masë të madhe, se përndryshe nuk do të kishit pasë mundësinë të krekoseni kështu siq po bëni tani. Të kuptohemi Ne nuk jemi kundër kualicionit me partite Serbe , por jo më pak këshillëtarë se niveli I limituar I shumicës, për arsye që besojmë se  i di çdokush. Edhe diçka të skjarojmë; të punosh për qështjen Kombëtare nuk do të thotë të veprosh një kohë dhe të thuash u bë mjaft. Për këtë dikush ka filluar në start, dikush është kyqur më vonë, ndërsa të tjerët kah mesi. Jo, veprimtaria Kombëtare do të duhej të jetë maratonike, dhe kush nuk mund të qëndroj gjatë, është mirë të mos futet fare në garë, sepse mund t’I pengon të tjerët që kanë kondicion më shumë. Pa e lënduar askënd, mendojmë se, edhe kjo që po ndodhë me Bujanocin është një mospërfillje, një jopatriotizëm i llojit të vet.

 Mund ta kuptojmë inatin mes vedi për fitore politike, sepse në politikë tani ka interes, mirëpo nuk e kuptojmë që inati të jetë më I madh mes liderëve partiak shqiptarë, se sa mes atyre serbë. Ndryshe si mund të arsyetohen takimet me kryetarët e partive serbe, e kursesi mes veti ato shqiptare. Njeriu mund t’ia ket inat vëllait, por jo edhe ta urrenë më shumë se të huajin! Për të arritur një përafrim është folur dhe përfolur shumë kuleareve të ndryshme, sepse edhe ne (shoqërinë civile), popullin dhe shumë activist na brengos një përqarje e tillë, por nuk ia kemi arrtur të ulemi dhe të bisedojmë shtruar me Ju, ndaj shfrytëzojmë rastin që tash, sa nuk është bërë vonë, t’ju lusim për një dialog pa paragjykime, ku askush nuk do ta ndiej veten të humbur. Ne dhe shumë veprimtarë të tjerë, që kanë investuar shumë për qështjen kombëtare jemi të gatshëm të kontribuojmë në këtë drejtim. Për të arritur një qëllim madhor, duhet lëvizur shumë e shumë gurë e jo vetëm një sa për sy e faqe.

Presim fjalën Tuaj, liderë të nderuar!  Ka ende kohë, apo?

Me sinqeritetin më të madh po e themi se qëllimi ynë me këtë shkrim ka qenë i mirë, por mundë edhe të keqkuptohet nga dikush, ndaj u kërkojmë falje atyre që nuk na kuptojnë drejt!

 

 

 

Gjilan, më  05.06.2012                                                       SHSHKL ,,VATRA,,- Kryetar

                                                                                   SEJDULLA KADRIU

3 Responses

  1. Z.Kadriu, ne keto momente ti e ke mire, une te njoh personalisht, ti di edhe hallet dhe problemet e tua, e di qe ke edhe probleme shendetsore, faleminderit per interesimin tend, ama, je vonuar, je vonuar bile edhe shum… ku ishe ti i nderuar kur PVD , LPD dhe UDSH deshten ta formojn pushtetin me shkije duke tentuar ta lojn anash partin e cila individualisht fitoi me se shumti vota, 12 kshilltar, me sa e di une ateher zoni nuk te ndegjua, ku ishe ti kur po keto parti para nja 5/6 muajve deshten ta shkarkojn Nagip Arifin, bile deshten ta shkarkojn sbashku duke i perdorur edhe votat e shkive. z. Kadriu, ti mire e ki por je vonu dhe nuk ki te drejt tani mu involvue ne ket pun, sepse nuk e ke pasur disponimin mu kyq ma heret, ke shujt sepse te ka konvenue, tani te kishim lutur qe te jesh me i matur, sherbimin me te madh qe mundesh me na krye ai eshte me hesht, hesht i nderuar se edhe ne Bujanoc ka Shqiptar qe din me udheheq politik dhe mi mbrojt interesat kombetare, nuk udheheqet politika vetem nga Gilani, e me se paku do te udhheqet politika kadrovike nga Gilani, ti kerkove falje nese nuk te kuptojm mir, edhe une po te kerkoj falje nese nuk me kupton mir.

  2. Nuk ka nevoj me bo kualicon me serbin po bone me tondin se serbi nuk te do po veq per korit te doo

  3. O ju te ndreruar politikant nuk osht nevoja me boo kualicion me serbin sepse serbii nuk ta do te miren por vetem per korist po do me bo koalicion me parin demokratike.
    Po bone me shqiptarin ju falminderit per murkuptim ?

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch