Home » Lajme » Kuçi: “Bisedojmë me serbët në veri, por jo me Serbinë për veriun”

Kuçi: “Bisedojmë me serbët në veri, por jo me Serbinë për veriun”

Prishtinë – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të Kosovës, ashtu siç i respekton ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
Duke folur për miratimin e rekomandimeve që kushtëzojnë bisedimet Kosovë-Serbi me zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur, Kuçi ka thënë se do t’i respektojë të gjitha vendimet e Kuvendit.

Kuçi ka folur edhe për kërkesën e përfaqësuesit të BE-së, Samuel Zhbogar, i cili ka thënë se duhet të nisë dialogu me komunitetin serb në veri. Ai ka përsëritur se Qeveria e Kosovës do të bisedojë me serbët në atë pjesë, por assesi nuk do të diskutojë me Serbinë për territorin e Kosovë

Kuçi i ka bërë këto komente pas takimit me homologun e tij kroat, Orsat Mileniç. Të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë e thellimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimin në fushën e luftimit të krimit të organizuar.

Ministri Kuçi dhe ministri Mileniç në emër të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kroacisë, nënshkruan marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.

Duke vlerësuar këtë marrëveshje si të rëndësishme për dy shtetet në luftën kundër dukurive negative dhe krijimin e një shoqërie demokratike ku sundon rendi dhe ligji, të dy ministrat shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në fushën civile dhe në atë të gjyqësorit.
/Start/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch