Home » Lajme, Vendore » Kufiri Miratoc- Llojan edhe më tutje i mbyllur- fajtor pala maqedonase

Kufiri Miratoc- Llojan edhe më tutje i mbyllur- fajtor pala maqedonase

RTVP-LogoBanorët e Miratocës për të shkuar në Maqedoni duhet të kalojnë me dhjetëra kilometra ndërsa dy kilometërshi që përfshin relacionin Miratoc- Llojan deri më tani mbetet vetëm nostalgji e kohës që përjetuan banorët në kohërat e mëhershme

Në pikën kufitare Miratoc- Llojan, frekuentojnë vetëm kafshët përskaj kësaj vije administrative ndërsa për kalimtarët është e pamundur. Përkundër asfaltimit të rrugës që shpie deri në kufirin Miratoc- Llojan edhe më tutje kjo pikë kufitare mbetet e mbyllur. Të gjitha parapërgatitjet janë gati por miratocasit dhe banorët e komunës së Preshevës nuk mund të shfrytëzojnë kalimin kufitarë Miratoc- Llojan. Miratocasit presin që viti 2014 ti gëzojë me hapjen e kësaj pike administrative sepse do të lehtësojnë jetesën e banorëve vendës por edhe qarkullimin e qytetarëve në përgjithësi. Qeveritarët e Republikës së Serbisë premtojnë se kjo pikë kufitare së shpejti do të hapet duke aluduar në parakushte të cilat do ti plotësojnë edhe qeveria maqedonase në përgatitjet infrastrukturore që janë të parapara për hapjen e pikës kufitare në Llojan. Banorët e Miratocës për të shkuar në Maqedoni duhet të kalojnë me dhjetëra kilometra ndërsa dy kilometërshi që përfshin relacionin Miratoc- Llojan deri më tani mbetet vetëm nostalgji e kohës që përjetuan banorët në kohërat e mëhershme.

—————————————-

Kohë e duhur për të mbjellat pranverore

Mungesa e reshjeve të shiut dhe temperaturave nën zero gradë celsius mund të rrezikoj të mbjellat vjeshtore. Sipas specialistit për  mbrojtjen e bimëve Qenan Daliu ky muaj është kohë e duhur që bujqit, kultivuesit të fillojnë me riplehrimin e të mbjellave vjeshtore për tu mos shkaktuar ndonjë shkatërrim eventual I  rendimenteve.

 

Kushtet klimatike që mbretëruan në vend gjatë gjithë sezonit dimëror ishin të pa pranueshme për të mbjellat vjeshtore  si shkaktar mungesa e lagështisë dhe temperaturave të ulëta nën zero. Specialistit për  mbrojtjen e bimëve Qenan Daliu ka deklaruar për televizionin tone se këtë sezon kemi pasur mungesë të reshjeve të shiut çka do të thotë se nuk mund të presim shumë rendimenteve . Agronomi Daliu veç tjerash ka potencuar se  muaji mars respektivisht prill është periudhë që mund të kemi zbritje eventuale të temperaturave me ngrica që atakon, pengon direkt  zhvillimin e frutave  në fazën e lulimit. Sipas tij kjo periudhë mund të jetë e dëmshme madje edhe shkatërruese. Prandaj rekomandohet që bujqit  në prag të sezonit pranveror të bëjnë riplehrimin dhe mbrojtjen nga barojat e ndryshme thotë ai. E për agronomin në fjalë muaji mars është muaj I volitshëm për mbjelljen e kulturave pranverore për pos patates. Në fund agronomi porosit gjithë kultivuesit, bujqit në territorin e komunës sonë që të fillojnë me mbjelljen e kulturave furragjene sepse zhvillimi I tyre mund të jetë normal.

——————————————————–

Së shpejti me karton të gjelbër drejt Kosovës

 

Nga kryesuesi i delegacionit teknik të Kosovës është paralajmërua mundësia për nënshkrimin e dy marrëveshjeve brenda një kohe të shkurtër, marrëveshja me Serbinë për Polisat e Sigurimit dhe mundësinë për anëtarësimin në Byron e Kartonit të Gjelbër. Kryesuesi i ekipit teknik të Kosovës lidhur me sigurimet, Rrahim Pacolli, e ka përshkruar si të suksesshëm takimin e javës së kaluar në Bruksel me palën serbe. Ai për gazetën Tribuna ka thënë se ka disponim në Bruksel për të përkrahur Kosovën në këtë drejtim. “Ne jemi duke punuar shumë dhe jemi shumë pranë zgjedhjes së këtij problemi. Jemi duke negociuar dy momente shumë të rëndësishme, siç janë arritja e marrëveshjes me Serbinë për Policat e Sigurimit dhe bisedimet me Këshillin e Byrosë së Kartonit të Gjelbër. Unë personalisht si kryesues pajtohem me shtyrjen përpara të procesit dhe jetësimin sa më të shpejte të këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Pacolli

————————————————–

Shtetasit polak kapet me 100.000 euro në hyrje të Serbisë

 

Doganierët në vendkalimin kufitar të Horgoshit kanë ndaluar 2 shtetas të Polonisë që në Serbi ilegalisht të hyjnë me 100.000 euro. Siç thuhet në njoftim të doganës, doganierët në kufi me Hungarinë kanë ndaluar dy shtetas polak që po udhëtonin për në Bullgari. Doganierët kishin kontrolluar detajisht veturën tek këta dy udhëtarë, edhe pse ata ishin deklaruar se nuk kanë asgjë për të deklaruar përveç nga 1000 euro. Vozitësi gjatë kontrollës nga xhepi ka nxerrë 1000 euro të paraqitura, ndërsa 60.000 euro i ka nxjerrë nga pjesa e karrigës ku mbështetet vozitësi dhe pjesës së poshtme të ulëses. Shumë të njejtë prej 61.000 euro kanë gjetur edhe tek udhëtari tjetër i cili ka pas në çantën rreth belit. Shuma e të hollave nuk është e kufizuar që mund të hyjë në Serbi, mirëpo udhëtarët sipas ligjit për parandalim të shpërlarjes së parave dhe financim të terrorizmit janë të detyruar që ti paraqesin të hollat mbi 10.000 euro në hyrje dhe dalje të shtetit. Dogana i ka kthyer nga 10.000 euro shtetasve polak, ndërsa 100.000 euro janë ndaluar përkohësisht.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch