Home » Lajme » Kufomat e tre shqiptarëve nga Gjilani janë zhvarrosur sot nga varrezat e qytetit të Preshevës

Kufomat e tre shqiptarëve nga Gjilani janë zhvarrosur sot nga varrezat e qytetit të Preshevës

Ukshin Maloku 28 vjeç , Hasan Maloku 32 vjeç që të dy nga fshati Selishtë komuna e Gjilanit dhe Sabedin Hamiti 24 vjeç nga fshati Zhegër ishin vrarë më 8 maj të vitit 1999 ,në malet e fshatit Norçë ,përderisa po vinin nga Maqedonia drejt vendlindjes së tyre. Gjatë ditës së sotme kishin ardhur edhe familjarët e të ndjerëve të cilët pas 12 viteve eshtrat e bijëve të tyre do ti kthenin në vendlindje.Sabit Maloku prindi I të ndjerit Ukshin Maloku ka falëminderuar të gjithë ata të cilët atë kohë ishin përkujdesur për varrosjen e bijve nga Gjilani. Florin Hyseni nga Zhegra I cili është përkujdesur për kompletimin e dokumentacionit thotë se ka pasur shumë vështirësi deri sa ka marrë vendimin për zhvarrosjen e tre viktimave. Ai thotë se një ndër problemet ka qenë vërtetimi se si ishin vrarë shtetasit nga Kosova.
Po ashtu gjatë zhvarrosjes kanë qenë present edhe hoxhallarët të cilët kishin kryer ritualet fetare si dhe përfaqësues nga pushteti local të cilët u qëndruan pranë familjeve nga kosova. Ndërkaq kofomat sot do të dërgohen në Kosovë ku dhe do të kryhet autopsia nga pjestarët e Eulexit. Në maj të viti 1999 ishin vrarë edhe dy qytetarë nga fshati Tërnoc një grua dhe një mashkull. Thuhet se kundrejt pesë viktimave ishin shtënë breshëri plumash.
RTV Presheva

Emphasize how expensive the smartphone is, and point out that you are not going to spend that money unless they try there are mature enough to demonstrate that they deserve your trust

One Response

  1. Preshevarja 65 thotë:

    Lus ZOTIN e madheruar qe ne keto troje me kurr mos te ket viktima.
    Njeheri i shprehi ngushllime familjes Maloku dhe Halimi dhe inshalla te dashurit e tyre i takojm ne xhenetin Firdaus…
    E gjakpirrsave i ardht denimi nga nuk e presin HIQ…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch